Stuhia godet Britaninë e Madhe/ Në ishull u regjistrua era 196 km në orë

Stuhia Eunice ka përfshirë Evropën perëndimore me erëra të forta dhe reshje teksa Londra shpalli për herë të parë alarmin “e kuq” të motit.

Në pamje shihet një vrimë gjigante e hapur në çatinë e arenës Millennium Dome në juglindje të kryeqytetit, ndërsa moti i keq ka anuluar shërbimet hekurudhore në disa zona.

Një burrë humbi jetën në Irlandë i goditur nga një pemë e rrëzuar nga era, ndërsa shërbimet ajrore dhe të trageteve gjithashtu kanë pasur probleme. Paralajmërime për mot të keq u lëshuar të premten dhe në Francë, në Jug të Anglisë e në Uells.

Mediat britanike thanë se stuhia Eunice la pa energji elektrike 80,000 shtëpi e biznese në Irlandë dhe 5,000 në jugperëndim të Anglisë. Era arriti shpejtësinë deri në 196 kilometra në orë në jug të Anglisë që sipas meteorologëve vendas ishin nga të fortat të regjistruara ndonjëherë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fitoi edicionin e parë të BBV, Iliri rrëfen emocionet e para të fitores!

Story i radhës

“S’ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë”/ MPJ e Shqipërisë reagon pas pretendimit të ministrit të jashtëm rus

Të fundit nga

Jep dorëheqje Rrahman!

Greva në arsim e zgjatur për pesë javë përfundoi pa asnjë rezultat për mësimdhënësit; nxënësit humbën

AlbanianMacedonianEnglish