S’ka informacione për numrin e romëve që mësojnë në gjuhën serbe

March 10, 2022
min lexim

Mbi 6000 romë, ashkalinjë e egjiptianë vijojnë mësimin në gjuhë shqipe. Por, të dhëna të njëjta nuk posedon shteti për numrin e nxënësve romë që mësojnë në gjuhën serbe. Shkollat që organizojnë mësimin në këtë gjuhë u raportojnë vetëm institucioneve serbe, meqë ndjekin plan-programin e tyre. Ministria e Arsimit deklaron se çdo vit ka kërkuar të dhëna, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë, mësojnë edhe rreth 70 fëmijë në gjuhën serbe. Ata ndajnë objektin e njëjtë me shqiptarët, por ky grup i nxënësve nuk udhëhiqet nga drejtori Sabri Xhigoli.

Xhigoli: Shkolla fillore “Aca Maroviq” mësimin e ndjek sipas kurrikulës së Serbisë

“Në këtë objekt shkollor shkollimin e ndjekin nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë dhe “Aca Maroviq” në gjuhën serbe. Nxënësit e shkollës, përkatësisht shkolla fillore “Aca Maroviq” mësimin e ndjek sipas kurrikulës së Republikës së Serbisë. Por, megjithatë i shfrytëzojmë të njëjtat ambiente. Në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Daut Bogujevci” janë mbi 920 nxënës. Në kuadër të tyre janë 120 nxënës ashkalinjë dhe një është i komunitetit romë”, thekson ai.

Por janë mbi 100 fëmijë të tjerë të cilët i përkasin komunitetit ashkalinjë dhe një rom, të cilët mësojnë në gjuhën shqipe.

Xhigoli: Janë 120 ashkalinjë dhe një romë

“Ashkalinjë janë 120, ashkalinjtë janë shqipfolës. Pra, pa problem e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. E kam edhe një nxënëse të komunitetit romë, që gjuhë amtare e kanë gjuhën rome. Por në pamundësi që sistemi i arsimit të organizojë për ata fëmijë proces mësimor në gjuhën amtare edhe ajo e ndjek mësimin në gjuhën shqipe”, njofton Xhigoli.

Përveç udhëheqësisë së shkollës që nuk dinë se sa është numri i fëmijëve romë që mëson në gjuhën serbe, as vet Ministria e Arsimit nuk ka të dhëna të tilla.

Safqi: Ne kemi kërkuar të dhëna çdo vit, por komunat nuk raportojnë

“Për vitin shkollor 2021-2022 numri i përgjithshëm i komuniteteve jo-shumicë të cilat vijojnë mësimet është 13 mijë e 483 nxënës. Nga këta i kemi në sistemin e arsimit të Kosovës që mësojnë janë 13 mijë e 57. Ndërsa 426 janë serbë…Sa i përket komunitetit serb ata vijojnë mësimet me plan-programet e Republikës së Serbisë. Krahas që ne çdo vit kërkojmë të dhëna nga komunat me shumicë serbe, përveç Komunës së Kamenicës e cila raporton, komunat nuk raportojnë prandaj ky numër 426 është vetëm për komunën e Kamenicës”, tregon udhëheqësja e Divizionit për Arsimin e Komuniteteve, Nazan Safqi.

Më tej, ajo flet edhe për numrin e nxënësve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë të cilët mësojnë në gjuhën shqipe.

Safqi: Romë janë 1108, ashkalinjë janë 4118 dhe egjiptianë 1404

“Turq janë në arsimin parauniversitar janë 2704 nxënës. Në Gjuhën Boshnjake kemi 3175, goranë janë 362, ashkalinjë janë 4118, romë janë 1108, egjiptianë janë 1404, kroatë 16 dhe disa komunitete të tjera janë 376 nxënës”, shton Safqi.

Sipas deputetit të komunitetit rom, Erxhan Galushi mungesa e kësaj informate paraqet shpërputhje me numrin e nxënësve që mësojnë në këtë gjuhë.

Galushi: Kjo është një problem në vete

“Në pjesën me shumicë të komunitetit serb në ato komuna ku do të thotë komuniteti serb është shumicë, ka pjesëtarë të komunitetit romë të cilët po ashtu vijojnë mësimin e tyre në gjuhën serbe… Kjo është një problem në vete për arsyeje se prej komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptianë ka vetëm pjesëtarë të komunitetit romë të cilët e zhvillojnë jetën e tyre në pjesën e komunave me shumicë serbe. Pikërisht për atë arsyeje edhe zhvillojnë mësimin e tyre në gjuhë serbe”, tregon ai.

Kosova zhvillon mësimin në katër gjuhë, në shqip, serbisht, turqisht e boshnjakisht.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Volodymyr Zelensky miraton një ligj të rëndësishëm: Fillon sekuestrimi i pronave të Rusisë

Story i radhës

Sot 55 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë