situate alarmante semuren 9 police ne jarinje e bernjak kfor i ndihmoi transportimin e tyre 63a217a360dcf

Situatë alarmante: Sëmuren 9 policë në Jarinje e Bërnjak, KFOR-i ndihmoi transportimin e tyre

December 20, 2022
1 minut lexim

Situatë në veri të vendit sa po shkon e po bëhet më alarmante. Nëntë policë, të cilët tash e 11 ditë po patrullonin në dy pika kufitare janë sëmurë, për transportimin e tyre është kujdesur njësiti i misionit paqëruajtës, KFOR.

Policët ka plotë 11 ditë që kanë mbetur të bllokuar në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak. Ka pasur ankesa për ushqim e rezerva të tjera.

“KFOR-i është në kontakt të ngushtë me PK-në dhe për t’i përkrahur ata kemi transportuar me tokë 9 policë të cilët janë ndjerë të sëmurë”, ka thënë KFOR-i në një përgjigje për Kanal10.

Për gjendjen e rëndë të policëve atje ka reaguar edhe Sindikata e Policëve dhe partitë opozitare, duke thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve derisa nga partia në pushtet kanë thënë se po flitet se si tu ndihmohet atyre.

MARKETING

RENT A CAR

mjeket e spitalit amerikan 3 bejne mrekulline kryhet me sukses operacioni i ish ushtarit te uck 63a21772f2cf2
Story i mëparshëm

Mjekët e Spitalit Amerikan 3 bëjnë “mrekullinë”, kryhet me sukses operacioni i ish-ushtarit të UÇK

lufta ne ukraine 12800 ruse dhe 6500 qytetare ukrainas zhvendosen ne mal te zi 63a21898bc7a1
Story i radhës

Lufta në Ukrainë – 12,800 rusë dhe 6,500 qytetarë ukrainas zhvendosen në Mal të Zi

Të fundit nga

LSDM kundër Sllaveskit si guvernator

19 Shkup, 22 maj – Opozitarja LSDM nuk do ta përkrahë propozimin që Trajko Sllaveski të jetë guvernatori i ri i Bankës popullore. Koordinatori i grupit të deputetëve Oliver Spasovski shpjegoi se
ShkoLartë