Lufta në Ukrainë – 12,800 rusë dhe 6,500 qytetarë ukrainas zhvendosen në Mal të Zi

Pas pushtimit rus të Ukrainës, pasuan migrime të mëdha të popullsisë.

Përveç Gjeorgjisë, në Mal të Zi erdhën një numër i madh refugjatësh nga vendet fqinje të BE-së. Shumë prej tyre kanë nisur një lloj biznesi për të siguruar të ardhurat e tyre.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, rreth 12,800 shtetas rusë, afër 1,700 ukrainas dhe 6,500 qytetarë të ndryshëm të Ukrainës kërkuan qëndrim të përkohshëm.

Shumë prej tyre kanë hapur bizneset e tyre. Për hir të krahasimit, në vitin 2021, 520 rusë dhe 140 ukrainas kishin kompani të tyre. Kur bëhet fjalë për themeluesit nga Rusia, sipas të dhënave të Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave të Malit të Zi, në shkurt të vitit 2022 janë regjistruar 3226 kompani.

“Janë marrë kryesisht me teknologjitë e IT-së, pra programimin kompjuterik, përpunimin e të dhënave, krijimin e aplikacioneve dhe aktivitetet e konsulencë, Kështu që të gjitha këto kompani ruse që janë themeluar këtë vit janë të lidhura me industrinë e IT-së. Për sa u përket themeluesve nga Ukraina, këto janë aktivitete që vlen edhe për programimin kompjuterik dhe patundshmërinë”, ka thënë Radoje Mijushkoviq nga Drejtoria e të hyrave dhe doganave, shkruan vijesti.me.

Më së shumti kompani ruse dhe ukrainase janë të regjistruara në Budva (1255), Herceg Novi (660), Podgoricë (603), Bar (559) dhe Tivat (181).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Situatë alarmante: Sëmuren 9 policë në Jarinje e Bërnjak, KFOR-i ndihmoi transportimin e tyre

Story i radhës

Mbajeni telefonin larg vetes kur flini, për këto arsye

Të fundit nga