Rebelët sirianë morën të enjten nën kontroll Haman, një qytet të rëndësishëm, duke shënuar një tjetër fitore madhore.
Së fundmi rebelët kanë përparuar në të gjithë Sirinë veriore duke i dhënë një goditje të re Presidentit Bashar al-Assad dhe aleatëve të tij rusë dhe iranianë.
Në një video të ‘Medias Ushtarake të Revolucionit Sirian’, një nga rebelët tregon rrugët teksa hyn me makinë në Hama ndërsa banorët brohorasin.
Ai gjithashtu tregon rebelë të tjerë të cilët thonë se janë në qendër të qytetit, Hama.
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ njofton se kishte arritur të konfirmonte vendndodhjen nga ndërtesat, pemët, minareja e xhamisë dhe rrugët që shiheshin në video, të cilat përputheshin me imazhet satelitore të zonës. Data e videove u verifikua nga raportet e forcave rebele se ata kanë kapur zona të qytetit dhe nga raportet e ushtrisë siriane se ajo ishte duke u zhvendosur jashtë qytetit.
Ushtria siriane tha se po largohej nga qyteti “për të mbrojtur jetët e civilëve dhe për të parandaluar luftimet në zona urbane”, pas përleshjeve që i quajti si të ashpra.
Rebelët thanë se po përgatiten të vazhdojnë marshimin në jug drejt Homsit, qyteti që lidh kryeqytetin Damask me veriun dhe bregdetin./VOA
Burimi: botasot.info