Sipërmarrjet gjermane sërish më optimiste

January 30, 2022
1 minut lexim

Manaxherët e kompanive në Gjermani janë sërish për herë të parë optimistë që nga qershori i vitit të kaluar. Indeksi për klimën e biznesit Ifo – barometri më i rëndësishëm ekonomik gjerman – shënoi çuditërisht në janar 95.7 pikë pas 94.8 pikëve në dhjetor, siç njofton Instituti Ifo për sondazhin e tij me rreth 9,000 drejtues kompanish. Kurse ekspertët e intervistuar nga Reuters presin stanjacion.

Ende asnjë relaksim sa u përket çmimeve

“Ekonomia gjermane po e nis vitin e ri me një fije shprese”, tha presidenti i institutit Ifo, Clemens Fuest. “Manaxheret dhe manaxherët janë sërish skeptikë për situatën e kompanive të tyre, por e vlerësojnë të ardhmen me më shumë optimizëm.”

Image

Presidenti i institutit Ifo, Prof. Dr. Dr. h.c. Clemens Fuest

Edhe gjendja e furnizimeve me prodhime paraprake dhe lëndë të para është përmirësuar disi. Por Wohlrabe tha se nuk ka ende asnjë relaksim sa u përket çmimeve,”. Të paktën një ndër dy kompani dëshiron t’i rrisë më tej çmimet e prodhimeve të saj dhe kjo prirje vihet re si në tregtinë me pakicë edhe atë me shumicë.

Shumë herët për eufori

Eksperti ekonomik i Ifo-s, Klaus Wohlrabe, tha se po të vështrojmë ekonominë në përgjithësi nuk ka shumë vend për eufori. “Ka sinjale pozitive. Por është ende shumë herët për të folur për një ndryshim të tendecës,” i tha ai agjencisë së lajmeve Reuters.

Image

Ilustrim

Kryeekonomisti i bankës private Hauck Aufhäuser Lampe, Alexander Krüger, paralajmëroi për efektet negative të situatës gjeopolitike: “Konflikti në Ukrainë i ka rritur rreziqet, prandaj pritshmëritë ekonomike mund të zhgënjehen.”

Inflacioni më i lartë prej gati 30 vjetësh

Sipas një vlerësimi paraprak të Zyrës Federale të Statistikave ekonomia gjermane u tkurr disi në fund të vitit 2021, me 0.5 deri në 1.0 për qind.

Image

Ilustrim

Shumica e ekonomistëve supozojnë se vala e pandemisë e shkaktuar nga varianti i koronës Omicron do ta ngadalësojë gjithashtu ekonominë në tremujorin e parë.

Norma e inflacionit arriti në dhjetor në 5.3 për qind, niveli më i lartë prej gati 30 vjetësh.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Finalja e madhe e Australian Open

Story i radhës

Ja në cilin qytet është më ftohtë

Të fundit nga

Pa pritje e kolona në pikat kufitare

Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se nuk ka kolona dhe pritje në asnjë nga pikat kufitare të Kosovës.

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3
ShkoLartë