sipas shume blogger eve per te hequr pikat e zeza ne hunde mjafton ky trajtim 61fa94e1a3feb

Sipas shumë blogger-eve për të hequr pikat e zeza në hundë mjafton ky trajtim

February 2, 2022
1 minut lexim

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht.

Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Në artikullin e mëposhtëm Living do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre, sugjeruar nga shumë bloggers në Instagram dhe TikTok.

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir, sodë buke, kolinoz dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.

Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës. Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve.

Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht. Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

u vonua 19 minuta ne stervitje 61fa94a559b0b
Story i mëparshëm

U vonua 19 minuta në stërvitje

treshja e bermudes afer bashkimit meta ende ne fushen e shahut 61fa9590cd76e
Story i radhës

Treshja e Bermudës afër bashkimit, Meta ende në fushën e shahut!

Të fundit nga

Pa Qamilin

Selektori i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski, pas stërvitjes së parë u përball me probleme të paplanifikuara për shkak të lëndimeve të dy lojtarëve.  Të dyja nga linja sulmuese, e cila do
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë