Treshja e Bermudës afër bashkimit, Meta ende në fushën e shahut!

Lul Brava siç po e quan Berisha, ka kohë që po trumbeton për Treshen e Bermudës, po nuk e merrte pothuaj askush seriozisht.

Tash Rama duke mos patur durim deri në përfundim të mandatit të presidentit, Metës ia ka shtrënguar lakun rreth fytit dhe pa pikë turpi e ka hedhur në fushën e shahut.

 Sikur kjo nuk i mjaftoi dhe deklaroi se presidentin mund ta caktoi edhe nga jashtë.

 Ndoshta e ka fjalën dikend nga Real Madrid, Arsenali, Liverpul, Roma, Napoli, Zvezda e Beogradit, apo mund ta emëroi Brego -viçin ose Gjoko -viçin nëse pranon të vaksinohet.

Rama po ashtu këto ditë e bëri lëvizjen e fundit dhe deklaroi se, Lulin nuk e njeh për kryetar të PD.

 Me këtë potez pra edhe ai iu bashkua Treshes së Bermudës dhe kuptohet se nuk do të vonoi dhe do t´i bashkohet po ashtu edhe Revolucionit të Berishës.

Së pari ishin të gjithë kundër të gjithëve, por me pozicionimin e bashkësisë ndërkombëtare kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, gjërat po vijnë duke u sqaruar.

Siç duket i vetëm do të mbetet Lul Brava, sepse përkrahja ndërkombëtare për te po vjen duke u rritur.

Rama ndoshta po i bënë përpjekjet e fundit, duke u përpjekur që të komunikoi me masat, për të hartuar katalogun e pyetjeve.

Si po duket e ka nuhatur që nuk do të mund dot t´i shpëtoi listës së SHBA dhe siç po shihet po jep sinjale që në fund do t´i bashkohet Berishës dhe Metës, për ta gjunjëzuar Shqipërinë.

Në fund Rama me kufomat e vdekura, siç e quante ai Berishën, do të përpiqet që t´i shpëtoi vdekjes politike.

Në fund edhe planet me vëllezërit e tij do të pësojnë fiasko, sepse me masa të njejta pritet të goditet edhe Vuçiq, kurse Erdogani Turqinë është duke e sjellur drejt zhbërjes dhe siç duket, as Putini nuk do mund ta shpëtonte.

Me rënjen dhe demaskimin e Treshës të Bermudës, nuk mbetet tjetër përpos organizimi i zgjedhjeve të përgjithshme nacionale.

Zgjedhjet e reja për Ramën mund të konsiderohen edhe fundi i karrierës së tij politike, sepse sytë e shqiptarëve, EU dhe SHBA do të jenë prezent për të shmangur manipulimet.

Blerja e votës dhe patronazhistët nga Partisë Socialiste do ta kenë vështirë që zgjedhjet t´i vendosin në tavolinë, sikurse herën e fundit.

Partia Socialiste kur të zbres në tokë pritet të reformohet, duke dalur nga pronësia e Ramës.

Reformimi i saj, do të thoshte edhe shkëputje përfundimtare nga ideologjia e së shkuarës enveriste.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sipas shumë blogger-eve për të hequr pikat e zeza në hundë mjafton ky trajtim

Story i radhës

MASH Maqedoni: Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2021

Të fundit nga