Sipas shkencës, kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

February 19, 2022
1 minut lexim

Ndarjet mund të jenë të dhimbshme! Të dala të lënduara nga një marrëdhënie, duket se nuk ka fjalë që t’ju ngushëllojë dhe shprehja “Koha shëron gjithçka” ju duket më e pavlera. Por, besojeni sepse është e vërtetë.

“Koha shëron të gjitha plagët”. Por sa kohë i duhet zemrës së thyer të shërohet e juve që të ndiheni sërish vetja!

Nga humbja e oreksit e deri tek problemet e lehta shëndetësore, ndoshta pas përfundimit të një marrëdhënieje do të kaloni shumë ndryshime dhe është mëse e natyrshme të dini se kur e gjitha kjo do të marrë fund.

Kur vjen puna te koha e rikuperimit, njerëzit kanë formula të ndryshme e ajo më popullorja është gjysma e kohës që ka zgjatur marrëdhënia. Por një studim i ri mund të ketë gjetur numrin magjik.

Sipas një studimi të publikuar në Gazetën e Psikologjisë Pozitive, 71 për qind e 155 të rinjve kërkojnë rreth tre muaj (afërsisht 11 javë) për të parë aspektet pozitive nga ndarja e tyre. Kjo ishte pika ku pjesëmarrësit mendonin se do të arrinin të gjenin sërish një person me të cilin përshtaten.

Kjo mund të duket kohë shumë e shkurtër, por mos harroni, është vetëm një mesatare – të gjithë njerëzit janë të ndryshëm e asnjë marrëdhënie nuk i ngjan tjetrës. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albina Kelmendi paralajmëron këngën e re, me një pamje mahnitëse

Story i radhës

Venko Filipçen do ta sigurojë MPB

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë