Venko Filipçen do ta sigurojë MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme vërtetuan se ish-ministri Venko Filipçe do të ketë sigurim personal edhe pse nuk është ministër në qeverinë aktuale.

Në deklaratë për “Fokus”, nga MPB sqarojmë se qeveritarët mund të kenë sigurim edhe pas përfundimit të funksionit sipas vlerësimit të sigurisë.

“Sigurimi i personaliteteve është e rregulluar me ligj, ndërsa llojet dhe aktivitetet si dhe niveli i sigurimit është në kuadër të MPB-së”, sqarojnë nga policia.

Filipçe theksoi se nuk është kërcënuar me jetë, por vërtetoi se do të ketë sigurim.

Nuk është e vërtetë se kam pasur kërcënime me jetë. Sigurimi është propozuar sipas vlerësimit të Agjencisë për Siguri Nacionale”, tha Filipçe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sipas shkencës, kjo është koha që i duhet një personi ta marrë veten pas ndarjes

Story i radhës

Jeni të lodhur dhe nuk dëshironi të bëni asgjë? Këto janë shkaqet që çojnë në këtë problem

Të fundit nga