Sipas Kushtetutës, kompromiset në dëm të shtetit, janë të dënueshme!

August 31, 2022
min lexim

Në një shtet, kur nuk vulosen vendime politike shtetërore nga mendja e “mbretit”, është fat i madhë për të ardhmen e atij shteti sepse janë të zgjedhurit e grupeve politike të cilët ngarkohen me këtë përgjegjësi kolektive! Kur kjo ndodhë, atëherë nuk mbetet vend për diskutime dhe gjykime sepse përgjegjësia shpërndahet!

Mos vallë, deputetët e parlamentit të Kosovës, ishte dashtë të vendosin kokë më vete dhe pastaj të shprehen lirshëm, pa ndëgjua varësit e tyre?Fatkeqësisht kështu nuk ndodhi në qeveritë e kaluara, sepse rruga e demokracisë parlamentare mbrenda qeverisë, u shkel n’kokë t’burimit dhe t’mendimit t’lirë! Duke shkelë mbi këto parime të demokracisë njëkohësisht nuk erdhi te vizioni për harmonizime të përbashkëta shtetërore!
Sot, disa synime të partive politike opozitare, reflektojnë si pengesa për pushtetin, sepse është prezent një
harmoni e ç’orjentuar nga veprimet egoiste, inatqore dhe të dëmshme, kahje kjo drejtë një rruge qorre anarkiste!

Pse opozita nuk reflekton ndaj gabimeve t’veta?
Pse nuk ndihen fare fajtorë për fusnotën?
Pse nuk ndihen fajtorë për kufirin me Malin e Zi, dhe gjykatën speciale?
Pse nuk ndihen fajtorë për nënshkrimet për Bashkësinë e komunave serbe?

Opozia e atëhershme, sot pozitë, bëri të pa mundurën që të pengojë këto kompromise tepër të dëmshme, të cilat rëndojnë edhe sot, do të rëndojnë edhe nesër mbi rrugëtimin e shtetit, andaj janë të pa riparueshme përderisa nuk ndërrohet Kushtetuta e vendit!

Pastaj, konform ngjarjeve në terren, Kosova ndoshta duhet të përfshijë në Kushtetutë edhe Preshevën,Bujanocin dhe Medvegjen, njësoj sikurse Serbia që bën për tërë Kosovën! Frustrimet e opozitës ndaj qeverisë, pse kjo shprehet haptas ndaj këtyre gabimeve, janë ndjellakeqe edhe për të nesërmen, prandaj Serbia ngul këmbë pikërisht në këto gabime të ish qeverive!

Këto”gabime” janë prag i pa kalueshëm për kushtetutën e tashme, njëherit mollë sherri për qeverinë dhe shtetin e Kosovës.
Ç’menduria e grupeve të interesit është ajo e cila ka verbue pjesën më të madhe të opozitës, të cilët akuzojnë qeverinë e tashme se nëpërmes mashtrimeve erdhën në pushtet?

Mashtrim, fusnota, mashtrim,demarkacioni, mashtrim,nënshkrimi për komunat serbe, mashtrim gjykata speciale!!
Në vendet ku ligjet e demokracisë shtetërore veprojnë ashtu siç duhet, pushteti nuk vjedhet dot, ai fitohet nëpër mes votës së lirë.
Bashkëpunimi i parlamentarëve, pozitë-opozitë, për të mirën e vendit është obligim kudhtetues!

Është qelës i politikëbërjes për suksese të shtetit dhe përparime të shoqërisë.
Kurse konkurenca e shëndoshë është vlerë në programe të edukimit, shëndetit, bujqësisë, industrisë dhe ambijentit! Kjo garë e përhershme, është sfidë për secilin grup politik që vjen në pushtet apo shkon në opozitë. Qeveritë vijnë dhe shkojnë por shteti duhet të ecë përpara!

Problemet politike duhet të ishin të përbashkëta?
Sa janë të përafërta kur bëhet fjalë për bisedimet e sotme Kosovë-Serbi?
Çka e dallon qeverinë nga opozita dhe e kundërta?

Pse vendimet e gabuara të qeverisë së djeshme janë t’mira për Serbinë?

Pse akuzohet qeveria Kurti, se ishte e dhunshme kur ishte në opozitë?

Përgjegjja është e gatshme sepse e para, arsyeton të dytën.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

MASH: Paga e shtatorit për 32.500 punonjës në arsim 15% më e lartë, vlerësojmë me dinjitet punën e mësuesve

Story i radhës

Trishtuese/ Breshër sa një top tenisi, stuhia e pazakontë godet Spanjën, vdes 1-vjeçarja

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë