Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër lidhur me protestat në Shqipëri, duke thënë se për disa ditë me radhë qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ai shpreh shqetësim për mungesën e reagimeve institucionale, duke kritikuar Presidentin Bajram Begaj, Kuvendin dhe institucionet e sigurisë për mosveprim në situatën e krijuar, përcjell “Bota sot”.
Dosti gjithashtu kritikon opozitën, komunitetet fetare dhe faktorin ndërkombëtar, duke thënë se nuk kanë reaguar ndaj zhvillimeve në vend.
Në reagimin e tij, ai ngre akuza të forta ndaj qeverisë dhe fton për mbështetje ndërkombëtare ndaj protestave, duke paralajmëruar për një situatë të rënduar politike në Shqipëri.
Postimi i plotë
Sinqerisht nuk po dua ta besoj…
Për 10 ditë radhazi Shqipëria e shqiptarët janë derdhur lumë në rrugë e në sheshe… dhe janë me qindra – mijëra… burra, gra, të rinj e të reja, pleq e fëmijë që kërkojnë vërtet një Shqipëri të re… dhe largimin, ikjen e dorëheqjen e më të keqit shtetar e politikan të historisë së tyre kombëtare, hajdutit e tradhtarit Edi Rama.
Dhe absolutisht asnjë lloj reagimi, qoftë edhe formal e sa për të larë gojën, prej shtetit të tyre e prej shtetarëve të tij.
A thua se ky nuk është as vendi e as populli i tyre.
A thua se këta palaço e qelbësira i paguan dikush tjetër e jo shqiptarët… ani pse nga xhepi i tyre i varfër.
Ku është fshehur kukulla president Bajram Begaj… i pa burri që deri dje bridhte rrugëve e shesheve të Mekës, veshur me çorapë të bardha sikur e kishin bërë synet… asnjë reagim nga presidenca e presidenti.
Pa diskutuar krimin tjetër që ai po bën… duke mos mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare për vetë situatën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Shqipëria prej gati 2 javësh.
Pavarësisht se protesta nuk është pronë e asnjë partie politike… për gjendjen ku ndodhet momentalisht ai vend e ai popull si PD e si PS dhe liderët e tyre duhet të dilnin me deklarata konkrete e publike lidhur me situatën e krijuar.
Ku ka humbur Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Nikua Pe-leshi, pse s’bëhet i gjallë…
Ku është Kosova e Albin Kurti kur shqiptarët në Tiranë po thërrasin edhe në emër të tyre…
Ku janë komunitetet fetare e krerët e tyre, pse nuk reagojnë… nuk është përzierje në politikë por është mbrojtje e vendit dhe e popullit të tyre.
Ku janë reagimet e ambasadave kryesore të Europës… ku është reagimi e qëndrimi zyrtar i BE e Brukselit për gjithë ç’po ndodh në Shqipëri.
Nuk është film e as histori Dimri a Verë o zotërinj… është realitet i dhimbshëm… teksa me të drejtë e fort të zemëruar, të vjedhur e tradhtuar shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re.
Nuk po protestojnë një tufë njerëzish rrugësh e një tufë flamingosh zotërinj europianë… siç ju gënjen e mashtron Rama ju… por në rrugë e në sheshe është krejt Shqipëria, e cila kërkon me të drejtën e Zotit largimin e kryeministrit të saj… të përkëdhelurit tuaj… të super korruptuarit që mbështesni ju e që për qëllimet e interesat tuaja të ndyra e anti-shqiptare e keni mbajtur kaq gjatë në pushtet e deri më sot.
Ku është Amerika e amerikanët kur vendi e populli më pro amerikan në botë më shumë se kurrë sot ka nevojë për dorën e ndihmën e tyre… ka nevojë për mbështetjen e fuqishme të tyre për t’i thënë JO vjedhjes, abuzimit, korrupsionit e tradhtisë dhe për t’i thënë PO mbrojtjes së pasurive kombëtare, dinjitetit njerëzor e demokracisë.
Shqiptarët e Shqipëria duhen ndihmuar një orë e më parë… o sot o kurrë.
Pa kaluar në luftë civile për të cilën po bën gjithçka për ta çuar atë vend e atë popull anti-shqiptari Rama.
A.R.D
Burimi: botasot.info

