Nico Gonzalez është një nga talentet e shumtë që ka nxjerrë akademia e Barcelonës. Mesfushori kaloi sezonin e fundit i huazuar te Valencias, skuadër me të cilën zhvilloi 26 ndeshje dhe shënoi një gol.
21-vjeçari është rikthyer tek ekipi i Xavit, aty ku pritet të mos qëndrojë gjatë.
Për të nisur një tjetër huazim. Porto e do në Portugali, ndërkohë që babai i tij foli rreth së ardhmes së Nicos.
“Kemi marrë oferta të shumta, si nga Spanja ashtu edhe nga Portugalia. Nico ka nevojë të luajë rregullisht, ka nevojë për minuta”, u shpreh babai i futbollistit katalanas.
Konkurrenca në mesfushën e Barcelonës është shumë e madhe. Xavi ka lojtarë plot cilësi në këtë repart dhe Nico, i cili është pjesë e Spanjës U21, pritet të transferohet në Portugali.