Sindromi i “skenarit maqedon” nuk–mund të ndodhë edhe në parlamentin e Kosovës?

min lexim

Në të sotmen, po të bëhej një hulumtim do të na tregonte për një polarizim alarmant të shoqërisë kosovare, me rritje të mosdurimit dhe urrejtjes së skajshme. Kështu kemi një gjendje kontaminimi që zhvlerëson vlerat demokratike dhe kulturën qytetare dhe njëkohësisht sforcon retorikën e dhunës në shoqëri dhe skenën politike të Kosovës.

Çmenduria politike e opozitës

Kjo çka po ndodhë në skenën politike, që u pa edhe në parlament, më 16 qershor me veprimet e PDK-së dhe AAK-së është trishtimi se deri ku mund të shkoj urrejtja e skajshme ndaj kryeministrit Albin Kurtit dhe Presidentes Vjosa Osmani! Kësaj i thonë çmenduri politike. Një opozitë me një patologji të rëndë dhe të rrezikshme për vendin.

PDK, LDK, AAK së bashku me OVL dhe SBASHK-un bëjnë koalicionin më të madh politik që e ka njohur Kosova! Ky është boshti anti-qeveri me mbështetje të fuqishme nga Edi Rama?! Dhe gjithë kjo po i shkon përshtati luftës speciale hibride që e bënë Serbia në rrënimin e shtetësisë së Kosovës.

Këtu sikur dita nuk i ngjan ditës që kalon, dhe se e gjithë kjo që bëjnë disa nga politikanët me fjalë dhe epitete denigruese ndaj njëri tjetrit, në veçanti pozitave të larta të shtetit, kanë rënë me apo pavetëdije në spiralen apo tani janë bërë vegël e luftës hibride që armiku, nëpërmjet shërbimeve sekrete po bënë drejt dhe brenda Republikës së Kosovës.

Opozita mund të bëjë obstruksion me largim nga seanca e Kuvendit, ngase është pjesë normale e praktikës demokratike por, jo që fizikisht ta bllokoj foltoren e parlamentit. Opozita në Kosovë duhet të ketë të ngulitur në mendje, se Republika e Kosovës nuk gjendet në rrethana të një shteti normal. Në Kosovë ekziston një paqe provizore ngase është e kërcënuar si brenda dhe jashtë nga agresione sa edhe prej faktorëve të fuqishëm vendimmarrës siç është Rusia.

Çdo veprim destruktiv ndaj pushtetit, me thirrje për protestë dhe dorëheqje apo shkarkim të qeverisë mund të vlerësohet si thirrje për trazira e që shkon në favor të atyre që e duan Kosovën si shtet të dobët edhe me cenim të sovranitetit. Opozita, edhe kur ka të drejtë të veproj diç, duhet të mendoj njëherë se a është kjo e mirë për Republikën e Kosovës, dhe lufta për pushtet që tani po bënë a ia vlen për të rrezikuar shtetin.

Opozita ka të drejtën të bëjë “luftën për pushtet”, po në asnjë mënyrë nuk ka të drejtë të rrënoj shtetin, edhe ashtu të brishtë. Kjo opozitë duhet kërkoj dialog me pushtetin, që me alternativa dhe ide të gjenden zgjidhjet konstruktive – por jo të çirret me zgjidhje destruktive, sikur që edhe po vepron.

Rrethanat e sotme politike në Kosovë janë tejet të tendosura, si kurrënjëherë. Kjo, në veçanti nga fushata parazgjedhore në 2020, që do të eskaloj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021. Me humbjen që pësuan partitë politike, tani në opozitë, që ishte një debakël për to, do të përjetonin një frustrim të skajshëm. Dhe me konstituimin e kësaj legjislature treguan me veprimet e tyre se do jenë një opozitë agresive – jo parimore dhe jo konstruktive. Këtë do e tregojnë në veçanti PDK dhe AAK, me zgjedhjen presidente të znj.Vjosa Osmani – Sadriu dhe kryeministër z. Albin Kurti, me sjellje denigrimi dhe do të vazhdojnë me po të njëjtin avaz dhe sot e kësaj dite.

Komunikimi shëmtuar agresiv me leksikun e shëmtuar

i fjalëve te shëmtuara, skajshmërisht vulgare po edhe më sharje nga eksponent të PDK drejtuar kryeministrit dhe pozitës, qe kemi dëgjuar së fundi. Sharje ndodhën edhe brenda parlamentit më 16 qershor.

Komunikimi agresiv në Kosovë, në vitin 2021, shënon rritjen alarmante në skenën politike dhe atë mediatike, ngase mediat dhe portalet kanë lëvizur kufirin e agresivitetit, janë bërë edhe më brutale dhe shumë nga to, defakto janë përshëndetur nga principet profesionale, kodeksit etik dhe gjuhës së tolerancës.

Se komunikimi agresiv me urrejtje, ndaj pozitës, në veçanti drejt kryeministrit Albin Kurti, Presidentes Vjosa Osmani – Sadriu, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ministres Donika Gërvalla Schwarz, të cilët, ka ndodhur të jenë “bombarduar” me afro 18 tekste mesatarisht brenda ditës me përmbajtje të ndryshme. Padyshim se këto portale dhe medie vizive janë të instrumentalizuara nga opozita, po dhe nga jashtë.

Opozita ka vetëm një qëllim, nga ajo që pamë, por kjo që kryeministri po bënë për Kosovën ua vështirëson punën, denigrimi dhe shkarkimi dhe rrëzimi i Qeverisë me çdo kusht, qoftë edhe me dhunë ngase këta janë të predispozuar Kështu kanë zgjedhur mënyrën dhe formën më të ulët, të atakojnë kryeministrin Kurti me bashkëpunëtorët dhe Presidenten Vjosa Osmani, në mënyrën më brutale të linçimit, që kurrë asnjëherë asnjë kryeministër dhe President vendi nuk është atakuar kështu. Sipas logjikës së tyre çdo metodë kundër Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është e lejuar “qëllimi e arsyeton mjetin”. Dëmi që mund t´i bëhej vendit, opozita do ta vlerësonte si dëm kolateral!

Brohoritja e opozitës, në parlament, UÇK, UÇK,… ishte hipokrizia që opozita i bënë OVL UÇK-së.

Brohoritje këto se ndoshta do t´i nxisnin veteranët drejt portës së parlamentit. Shumë u mungonin të futeshin brenda. Mund të kenë patur planin “B”–nuk u mjaftonte vetëm shkulja e mikrofonit të foltores deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, një tentim i Abelard Tahirit dhe Ganimete Musliut që bashkëbisedon me veteranët protestues, pse jo për ta matur pulsin e protestuesve, pas brohoritjeve, se, ja ne po u mbështesim fuqishëm brenda parlamentit si deputet dhe “përfaqësues të interesave tuaja”. E papritur u erdhi reagimi nga protestuesit veteran dinjitoz. “Ju jeni fajtorët për gjithë këtë” edhe duke i spërkatur me shishe uji.

Pse PDK-ja nuk arriti të reformohej?

Parti këto që kurrë nuk arritën të reformoheshin. Dhe kur në PDK zyrtarë të lartë si prof. Dr. Arsim Bajrami, prof.Dr Hajredin Kuqi dhe prof Dr.Enver Hoxhaj, po tre persona se mund të ndryshonin një mes shoqëror? Po, personalisht kam menduar se asgjë nuk është e pamundur, se çdo kush mund të arrijë diçka dhe me kohën mund të ketë ndikim dhe të kontrollonte masën. Këto personalitete kryesore patjetër kanë patur ide dhe teori, të cilat nuk mund të shpërndaheshin dhe akceptoheshin nga grupet brenda partisë, dhe kështu këto kishin vdekur. Kishte pritje se PDK-ja do të eci drejt një reformimi. Por jo, kurrë kjo nuk ndodhi. Partia kishte mendësinë ortodokse retrograde dhe nga kjo, kjo treshe nuk mund të bënte mu asgjë?!

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së kanë paralajmëruar se do të bllokojnë foltoren edhe në leximin e dytë të ligjit mbi pagën minimale me këtë të pamundësojnë zhvillimin e seancës parlamentare. Kreu i OVL-së, me 17qershor po ashtu paralajmëruan se do të protestojnë. Në pyetjen e gazetarit: “do jetë e qetë protesta? Kjo ishte përgjigja: “Në seancat që do të mbahen ne vazhdojmë me protestë, ne, nuk kemi problem me objektet, ne kemi problem me ata që janë brenda. Ne gjithmonë thërrasim për protesta paqësore, mirëpo revolta dhe zhgënjimi janë të mëdha, por nëse diçka nuk shkon dhe situata mund të eskaloj dhe përgjegjësinë e marrin ata”?! Kështu kreu i veteranëve jep paralajmërimin, se protesta mund të jetë e dhunshme!

Edhe tek deputetët opozitës pezmi dhe mosdurimi dhe urrejtja të sentimentuar qëmoti tani, qëndrojnë në ekstrem. Pra qëllimi, që presioni të jetë sa më i madh. Dhe mund të supozohet ta kenë planin “B” llogaritur që një numër i caktuar i veteranëve protestues të instrumentalizuar të arrinte të futet brenda parlamentit duke shkaktuar dhunë brutale, që do të kishim sindromin e “skenarit maqedon”, ku e patën lënduar rëndë deputetin shqiptarë Ziadin Sela, i cili u sulmua brutalisht gjatë protestës së dhunshme në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut (29.09.17).

Të themi dhe urojmë se, po edhe të jetë një skenar i tillë, veteranët e dinjitetshëm, patjetër se nuk do ta kafshojnë këtë karrem ogurzi!

Patjetër se edhe deputetët e LDK-së me liderin Lumir Abdixhiku do i qëndrojnë, parimisht, ashtu si kanë ditur, kur është kërkuar, në parimet e institucionalizmit dhe patriotizmit kushtetues duke mos rënë në kurthin e PDK-së dhe AAK-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rusia bëhet furnizuesi më i madh i naftës në Kinë pas zbritjes së ofruar

Story i radhës

Bitcoin rikuperon pas rënies deri në 18 mijë dollarë

Të fundit nga