Sindikatat në këmbë, kërkojnë rritjen e pagave, protesta gjithandej

April 27, 2022
1 minut lexim

Fillon greva e radhës në Maqedoninë e Veriut. Rreth 500 punonjës të Drejtorisë së Librave Amë prej sot kanë nisur grevën, të cilët kërkojnë paga më të larta. Greva është organizaur nga Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë. Sportelet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e certifikatave të lindjes, të martesave dhe certifikatave të vdekjeve nuk do të funksionojnë. Nga kjo drejtori  thonë se greva është si pasojë e heshtjes së autoriteteve kompetente për rritjen e pagave të punëtorëve në shërbimet e librave amë, të cilat marrin pagë 14.500 denarë, që është më pak se paga minimale.

Kryetari i Sindikatës, Toni Millosheski në një intervistë për Radio Evropa e Lirë tha se grevën e përgjithshme e kanë shpallur që dje dhe ka nisur nga sot rreth orës 08:00 të mëngjesit. Ai gjithashtu njoftoi se ende nuk kanë marrë ftesë  nga Qeveria për t’u takuar.

Toni Millosheki, kryetar i Sindikatës së Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë

“Të gjitha njësitë rajonale janë në grevë, mund të ketë disa përjashtime, mendoj se Kumanova, disa nga vullnetarët janë duke punuar, por sigurisht nën presionin e administratës, kështu që 90 për qind e administratës është në grevë”

Ai shtoi se të gjithë qyetetarët që shkojnë nëpër zyrat e tyre kanë mirëkuptim për grevën.

 Toni Millosheki, Toni Millosheki, kryetar i Sindikatës së Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë

“Njerëzit e dinë se ne jemi në grevë, dhe nuk nervozohen. Ata  duhet të kryejnë punë, ka njerëz që duhet të udhëtojnë, por ata nuk mund të largohen nga vendi pa dokumentet që duhet t’u japim”

Sipas tij, greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Sindikata kërkon një marrëveshje kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave dhe ngritje në detyrë.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pretendimet ruse për armë të shkatërruara perëndimore do të përmirësojnë moralin në frontin e brendshëm

Story i radhës

Partizani dhe Dinamo rikthehen në “Selman Stërmasi”

Të fundit nga

ShkoLartë