Sindikata e pavarur e shëndetësisë kërkon shkarkimin e kryetarit jolegjitim Bobi Bojçevski

November 22, 2024
1 minut lexim

Si anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Shëndetësisë, duam të theksojmë se kemi formuar një bord iniciativ që kërkon shkarkimin e kryetarit jolegjitim, Bobi Bojçevski.

Kjo kërkesë e jona vjen si pasojë e faktit se kryetari Bobi Bojçevski ka kohë që nuk kujdeset për punëtorët shëndetësorë dhe rrejshëm paraqitet si përfaqësuesi ynë i vërtetë dhe i ndershëm. Bojçevski nuk bën gjë tjetër veçse shkatërron reputacionin e shëndetësisë dhe punonjësve të sistemit shëndetësor. Ka kohë që kjo sindikatë është makineri vetëm për grumbullimin e mjeteve financiare, pa bërë luftë reale për anëtarët dhe punonjësit e shëndetësisë për të drejtat e tyre të punës.

Anëtarësia e sindikatës tashmë ka mbledhur nënshkrime për shkarkimin e kryetarit. Nëse ai vetë nuk jep dorëheqjen, ne do të bëjmë një ankesë.

Mjaft me menaxhimin e kotë të sindikatës sonë nga kryetari jolegjitim.

Me këtë njoftim dëshirojmë të informojmë të gjithë opinionin për atë që po ndodh në sindikatat tona.

Sinqerisht,

Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gashi: Emërimi i Shekerinskës zëvendës-sekretare gjenerale në NATO sukses për shtetin

Story i radhës

116 vjet nga kongresi i Manastirit/ ITSHKSH këtë ditë e quan testament për trashigiminë Kulturore

Të fundit nga

ShkoLartë