Simon Leviev, njëri nga figurat kryesore të dokumentarit më të shikuar gjatë muajve të fundit, publikuar nga NETFLIX, përmes një video porosie ka paralajmëruar se do të vij në Shkup brenda këtyre ditëve me qëllim që të takohet me CRYPTO MILIONERIN më të ri shqiptar nga Shkupi, shkruan tokasot.com
Leviev në video paraqitjen e tij thotë:
“Agan, kartela juaj me emrin Agan Abazi ka vetëm 100 mijë brenda, kurse mua më nevojiten 250 mijë për aeroplanin tim privat. Unë do ta jap ty një nga orat e mia në vlerë prej 2 milion dhe do të shkruaj në të Abazi. Unë do të vij në Shkup brenda dy ditëve që të takohem me ty. Me dashuri, kujdesu për veten vëllai im i vogël.”