simiq te gjithe duan paqe perpos kurtit qe do destabilitet konflikt e kaos 639512d25352c

Simiq: Të gjithë duan paqe, përpos Kurtit që do destabilitet, konflikt e kaos

December 10, 2022
1 minut lexim

Paqja në veri të Kosovës po kërcënohet nga Albin Kurti, i cili me çdo kusht dëshiron t’i mbajë serbët peng, të poshtëruar dhe të privuar nga të drejtat e tyre.

Kështu është shprehur zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i cili ka theksuar se kryeministri Kurti, “me veprimet e tij, sillet si një i poshtër dhe kriminel që nuk respekton asnjë ligj, marrëveshje apo të drejtë të popullit serb”.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar “që ta pengojë Kurtin ta kthejë Ballkanin Perëndimor në fuçi baruti”.

“Serbët, shqiptarët, boshnjakët, goranët… të gjithë qytetarët e ndershëm duan paqe, prosperitet dhe të ardhme, kurse Kurti dëshiron destabilizimin, konfliktet dhe kaosin”.

Serbët në Kosovë, tha ai, “kurrë s’i kanë duruar tiranët, e nuk do ta durojnë as tani, dhe Kurtit do t’i përgjigjen ashtu siç e meriton”.

Ky reagimi i Simiqit vjen në ditën kur në pjesën veriore, serbët kanë barrikaduar rrugët që çojnë nëpër pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

Ky reagim i tyre vjen pasi Policia e Kosovës sot ndaloi në Pikën Kufitare në Jarinje ish-zyrtarin policor, ish-pjesëtarin e MUP-it serb, Dejan Pantiq, i cili, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës.

I ndaluari, thotë Sveçla, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës, “ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policorë”.

“Pantiqi akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, deklaroi Sveçla.

MARKETING

RENT A CAR

vendi ne rrezik thirrje per mobilizim mbarekombetar 6395128374082
Story i mëparshëm

Vendi në rrezik, thirrje për mobilizim mbarëkombëtar

ava max ben performance elektrizuese ne skenen jingle ball 2022 639513e50e08a
Story i radhës

Ava Max bën performancë elektrizuese në skenën “Jingle Ball 2022”

Të fundit nga

Njoftim për publikimin e 12 listave fillestare të punëtorëve

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore: “Proleter“ Prishtinë; “Kosova Azbest” Mitrovicë; KB “Babush i Serbëve” Ferizaj; “Savermeni Dom” Mitrovicë; “BIP Beograd” Mitrovicë, “ Ag “Coop Rogovë”
ShkoLartë