Ava Max bën performancë elektrizuese në skenën “Jingle Ball 2022”

Ava Max u shfaq mahnitëse me një fustan të kuq përpara se të dilte në skenë gjatë koncertit Jingle Ball të iHeartRadio në New York.

Këngëtarja dhe kantautorja 28-vjeçare zbriti në tapetin e kuq me fustanin elegant që kishte një prerje të guximshme poshtë dekoltesë së saj në njërën anë. Ajo e përshtati fustanin me buzëkuqin me nuancë të ngjashme dhe qëndronte mbi një palë taka të larta të zeza.Flokët e saj bionde ishin ndarë në mes dhe i binin në fije të hijshme poshtë shpinës.

Këngëtarja e “Salt” për performancën veshi një trupore me shkëlqim të mbuluar me gurë të çmuar të panumërt argjendi.Pjesa tjetër e veshjes, si dhe mëngët ishin bërë nga një pëlhurë e bardhë e tejdukshme me prerje anash. Ajo e përshtati dukjen me çizme vinyl të zeza.Për t’u përshtatur me pamjen e saj verbuese skenike, Ava zgjodhi makijazh të theksuar.

Image

Ava Max

Ylli i popit shfaqi lëvizjet e saj të kërcimit ndërsa inkurajoi audiencën të këndonte së bashku. Ajo shoqërohej nga një ekip kërcimtarësh femra të veshura me fustane me shkëlqim argjendi.

Image

Ava Max

Performanca e Max në këtë event vjen më pak se dy muaj para publikimit të albumit të saj të dytë në studio, “Diamonds & Dancefloors”. iHeartRadio Jingle Ball është një ‘koncert i përvitshëm festash me artistët më të mirë të vitit që performojnë hitet e tyre numër një’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Simiq: Të gjithë duan paqe, përpos Kurtit që do destabilitet, konflikt e kaos

Story i radhës

​Vërshimet e paralajmëruara, në Pejë vështirësohet lëvizja nëpër rrugë

Të fundit nga