Silvinjo bashkë me Zabaletën e Dorivën takohen me Elseid Hysajn në Romë

February 8, 2025
1 minut lexim

Stafi teknik i Kombëtares shqiptare vijon turin e takimeve me futbollistët shqiptarë në Europë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026, që nisin në muajin mars.

Ndalesa e rradhës për trajnerin Silvinjo dhe asistentët e tij, Doriva dhe Zabaleta, ishte Roma, ku takuan Elseid Hysaj.

Stafi teknik i Kombëtares diskutoi me Hysaj mbi gjendjen aktuale të tij pas dëmtimit të pësuar dhe grumbullimet e ardhshme të muajit mars.

Trajneri Silvinjo dhe asistentët e tij do të vazhdojnë takimet me lojtarët shqiptarë përgjatë muajit shkurt, ndërkohë që paralelisht vijojnë me përgatitjen teknike të ndeshjeve kualifikuese.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kosova përgatitet për zgjedhje të reja, por si qëndrojnë raportet me SHBA-në

Story i radhës

DeepSeek i Kinës u ndalua nga disa vende nga frika e censurës

Të fundit nga

Sonte ndeshja Kosovë-Armeni

ombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Armeninë në një ndeshje miqësore që pritet të shërbejë si një test i rëndësishëm për trajnerin Franco Foda dhe skuadrën e tij, në kuadër
sqmken
ShkoLartë