kosova pergatitet per zgjedhje te reja por si qendrojne raportet me shba ne 67a7b30d87940

Kosova përgatitet për zgjedhje të reja, por si qëndrojnë raportet me SHBA-në

February 8, 2025
min lexim

Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht se po punon pa u kooordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Opozita vazhdimisht e theksonte se kjo qeveria ka prishur raportet me shtetin mik të Kosoës.

Megjithatë, sot Vetëvendosje ka marrë një mbështetje nga Amerika për zgjedhjet që do të mbahen nesër. Kështu, Joe DioGuardi, ish-Kongresist republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe President themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të Kryeministrit Albin Kurti, duke e nxitur rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

“Si ish-Kongresist republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe si President themelues i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dëshiroj të ndaj me ju besimin tim të sinqertë se është thelbësore që të mbështesim rizgjedhjen e Kryeministrit Albin Kurti më 9 shkurt 2025”, shkruan ai.

Mirëpo, si qëndrojnë raportet e Kosovës me SHBA-në këto kohë?

Analistja politike, Magbule Shkodra në një prononcim për ‘Bota sot’, ka theksuar se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në këtë gjendje si jemi, nuk janë të mira siҫ kanë qenë në të kaluren.

Image

Magbule Shkodra

“Ne jemi dëshmitar që gjithmonë raportet e Kosovës me SHBA-në, kanë qenë shumë të mira, Kosova ka qenë shtet që ka bashkëpunuar me SHBA-në, është koordinuar, ndërsa në këtë qeveri pamë një moskoordinim, një gjuhë ofenduese dhe në këtë rast po i referohem ofendimit që i bëri kryeministri Albin Kurti, Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken duke e quajtur naiv.  Pra, poashtu kemi pasur deklarata edhe nga zyrtarët më të lartë të SHBA-vë, duke na treguar qartazi se nuk kishte koordinim nga qeveria Kurti, dhe këto moskoordinime kanë ndikuar në luhatjen e besimit të SHBA-ve në qeverinë Kurti”, vlerëson Shkodra.

Ajo thotë se, në platformën X së fundi kemi pasur një reagim të Grenellit, njeriut të afërt të Presidentit Trump dhe i emëruar si Emisar për Misione Speciale dhe ai qartazi ka thënë se Kurtin nuk e konsideron njeri të besueshëm.

“Prandaj mendoj që në këto zgjedhje, nëse Kurti është kryeministër, ai duhet ta ndërroj diskursin e tij komplet për 180 shkallë, të bëhet bashkëpunues e koordinues, dhe të shpreson se mund t’i rregulloj raportet ose të kemi një kryeministër të ri, i cili do të vazhdoj me një politikë dhe një diskurs të ri, bashkëpunues e koordinues me SHBA-të”, vlerëson ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kociu apel per dhurimin e gjakut njesite levizese ne cdo qytet gjate gjithe muajit shkurt 67a7a984d1e6a
Story i mëparshëm

Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse në çdo qytet gjatë gjithë muajit shkurt

silvinjo bashke me zabaleten e doriven takohen me elseid hysajn ne rome 67a7b6cc51fdf
Story i radhës

Silvinjo bashkë me Zabaletën e Dorivën takohen me Elseid Hysajn në Romë

Të fundit nga

ShkoLartë