siljanovska per keshillin e sigurise anetari i trete duhet te jete ekspert i globalizimit qe seshte me vetem amerikanizim bota eshte multipolare 66c1eb327ca3b

Siljanovska për Këshillin e Sigurisë: Anëtari i tretë duhet të jetë ekspert i globalizimit, që s’është më vetëm amerikanizim! Bota është multipolare

August 18, 2024
1 minut lexim

Duke folur për përbërjen e Këshillit të Sigurisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova tha se tashmë ka dy emrat e dy prej tre anëtarëve të këtij institucioni, shkruan TV21. Siljanovska thotë se anëtari i tretë në përbërjen e Këshillit të Sigurisë sipas saj duhet të jetë ekspert i globalizimit, që për presidenten tashmë nuk paraqet vetëm amerikanizëm. Komandantja supreme e vendit thotë se bota është multipolare.

“Unë tashmë kam dy anëtarë nga tre në Këshillin e Sigurisë. Dy, pse, mendova se është mirë që njëri të jetë njeri që nuk ka asgjë me politikën dhe me partitë, që është ekspert për ndryshime klimatike, për mbrojtje klimatike, dhe ai tashmë është pajtuar. Tjetri desha që të jetë ekspert për eurointegrime, sepse gjithçka që bëjmë është e lidhur me kthimin tonë pas në Europë, ku e kemi vendin. Dhe i treti mendova se duhet të jetë dikush që është ekspert për globalizimin, që më nuk është vetëm, të them amerikanizim, por është botë multipolare, e shohim se po ballafaqohemi edhe me luftë”, deklaroi presidentja Siljanovska./tv21.tv

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

lutfi haziri rikthimi i madh do te ndodhe dhe ldk mbetet parti e beses dhe e shpreses 66c1eb2ea1c32
Story i mëparshëm

Lutfi Haziri: Rikthimi i madh do të ndodhë dhe LDK mbetet parti e besës dhe e shpresës

po lundronin jashte perimetrit te sigurise perplasen me jet ski dy italiane ne velipoje nje i plagosur 66c1ed86ad7d9
Story i radhës

Po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë, përplasen me jet ski dy italianë në Velipojë, një i plagosur

Të fundit nga

Kylie Minogue mahnit me veshjen

Kylie Minogue dukej e mrekullueshme me një kostum të ngushtë blu elektrik, ndërsa filloi pjesën evropiane të turneut të saj botëror. Këngëtarja australiane, 56 vjeç, solli turneun e saj Tension në Glasgow
ShkoLartë