po lundronin jashte perimetrit te sigurise perplasen me jet ski dy italiane ne velipoje nje i plagosur 66c1ed86ad7d9

Po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë, përplasen me jet ski dy italianë në Velipojë, një i plagosur

August 18, 2024
1 minut lexim

Dy italianë janë përplasur teksa lundronin me jet ski në plazhin e Velipojës dhe si pasojë njëri prej tyre ka ngelur i plagosur.

Sipas raportimit të policisë, N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, po lundronin jashtë perimetrit të sigurisë dhe si pasojë e manovrave të gabuara janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, ka ngelur i dëmtuar njëri prej dy drejtuesve, shtetasi N. L, i cili ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Të dy mjetet lundruese jet Ski u bllokuan nga shërbimet e Policisë Kufitare.

MARKETING

RENT A CAR

siljanovska per keshillin e sigurise anetari i trete duhet te jete ekspert i globalizimit qe seshte me vetem amerikanizim bota eshte multipolare 66c1eb327ca3b
Story i mëparshëm

Siljanovska për Këshillin e Sigurisë: Anëtari i tretë duhet të jetë ekspert i globalizimit, që s’është më vetëm amerikanizim! Bota është multipolare

murtaja e dhive greqia heq pjeserisht ndalimin e transportit te kafsheve 66c1f23737837
Story i radhës

Murtaja e dhive/ Greqia heq pjesërisht ndalimin e transportit të kafshëve

Të fundit nga

ShkoLartë