siljanovska davkova vleresojme progresin e kosoves dhe mbeshtesim dialogun prishtine beograd 6a29bfb31597e

Siljanovska-Davkova: Vlerësojmë progresin e Kosovës dhe mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd

June 10, 2026
1 minut lexim

Në margjinat e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që po mbahet në Sofje, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zhvilloi një takim me ushtruesen e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë takimit, të dyja bashkëbisedueset shprehën gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në funksion të stabilitetit dhe të ardhmes evropiane të rajonit.

Siljanovska-Davkova e uroi Haxhiun për organizimin dhe zhvillimin e suksesshëm të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke riafirmuar mbështetjen për aspiratat euroatlantike të vendit dhe gatishmërinë për ndarjen e përvojave dhe ekspertizës maqedonase në proceset integruese.

Presidentja theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të mbështesë politikën e dyerve të hapura të NATO-s, si dhe aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizata dhe iniciativa rajonale e ndërkombëtare.

Ajo shprehu kënaqësi për zbatimin e suksesshëm të sistemit “One Stop Shop” në pikat kufitare Bllacë dhe Jazhincë, duke vlerësuar se nevojitet shfrytëzim më i madh i fondeve evropiane për modernizimin e infrastrukturës kufitare dhe hapjen e pikave të reja kufitare.

Sa i përket çështjeve të sigurisë, Siljanovska-Davkova ritheksoi mbështetjen për dialogun Prishtinë–Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se dialogu dhe pajtimi mbeten rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Në takim u vlerësua gjithashtu se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve po shënon progres të vazhdueshëm, ndërsa Kosova mbetet një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kane filluar pagesat e ndihmave sociale pas njoftimit se do te vonohen 6a29a92f3fdcc
Lajmi i mëparshëm

Kanë filluar pagesat e ndihmave sociale pas njoftimit se do të vonohen

do ti heqim zvrre ne sheshin skenderbej deklarata shokuese e pilincit kemi listen me 85 gazetaret dhe analistet qe do arrestohen 6a29c02fa81e5
Lajmi i radhës

“Do t’i heqim zv*rrë në sheshin ‘Skënderbej’!” / Deklarata shokuese e Pilinçit: Kemi listën me 85 gazetarët dhe analistët që do arrestohen

Të fundit nga

ShkoLartë