1
Shkup, 11 prill – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtoreshën e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Biljana Stefanoska.
Në takim, presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi Kabineti i saj, shprehi qëndrimin se turizmi, si një degë, jo vetëm që sjellë të ardhura, por edhe e promovon pasurinë natyrore të Maqedonisë dhe trashëgimin kulturore para botës, si avantazh i joni krahasues.
“Një vend i vogë si i joni, me bukuri të jashtëzakonshme natyrore dhe pasuri të vlefshme kulturore dhe historike, ka shanse të mëdha dhe reale për të qenë një destinacion i dëshirueshëm turistik jo vetëm gjatë muajve të verës, por edhe gjatë tërë vitit. Kuptohet, mbetet lidhja e gjatë e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, ministrive të tjera, por edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit për krijimin e supozimeve të domosdoshme”, theksoi Siljanovska-Davkova.
Stefanovska theksoi se është e nevojshme të krijohen strategji për zhvillimin e turizmit, e kompletuar për kulturën, si garancion për sukses.
BURIMI: zhurnal.mk