belim sali urime 9 majin diten e europes 681df6d0d65c1

Belim Sali: Urime 9 Majin-Ditën e Europës!

May 9, 2025
1 minut lexim

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali ka uruar 9 Majin – Ditën e Evropës, siç është shprehur, për të ndërtuar të ardhmen.

Postimi i plotë i Salit:

Urime 9 Majin-Ditën e Europës! Një ditë për të kujtuar jo thjesht të kaluarën, por për të ndërtuar me guxim të ardhmen.

Sot, më shumë se kurrë, Europa është zgjedhje, është vlerë dhe është drejtim. Është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe barazi mes qytetarëve tanë.

Në këtë ditë simbolike për paqen, unitetin dhe vizionin europian, uroj që vlerat mbi të cilat u hodhën themelet e Bashkimit Evropian – solidariteti, drejtësia dhe bashkëpunimi – të mbeten udhërrëfyes edhe për ne, sot e në të ardhmen.

Le të punojmë me përkushtim që qytetarët tanë të ndiejnë përfitimet e vërteta të integrimit europian në çdo aspekt të jetës së tyre. Europa nuk është thjesht një destinacion – është një angazhim i përditshëm për zhvillim, dinjitet dhe mirëqenie.
Uroj të gjithë qytetarët me bindjen se e ardhmja jonë është europiane – dhe ajo fillon me punën që bëjmë sot.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

lsdm kemi deshmi per korrupsion prej 350 mije euro te maksim dimitrievskit 681df6ce4eed7
Story i mëparshëm

LSDM: Kemi dëshmi per korrupsion prej 350 mijë euro te Maksim Dimitrievskit

rriten cmimet e produkteve industriale 681df6d44ebed
Story i radhës

Rriten çmimet e produkteve industriale

Të fundit nga

Zelensky arrin në Ankara për bisedime me Erdoganin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka arritur në kryeqytetin turk, Ankara, për një seri bisedimesh të rëndësishme me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Kjo vizitë vjen në një moment delikat për situatën
ShkoLartë