Siljanovska Davkova priti përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të infermierëve, teknikëve, akushereve dhe infermierëve dentar

min lexim

Shkup, 2 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti përfaqësuesit e Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akushereve dhe Infermierëve Dentar të Maqedonisë, të udhëhequr nga shoqata “SHITAID” “PËR NE”, ndërsa në prag të mbajtjes së Kongresit të 3-të Ndërkombëtar të Lidhjes, informojnë nga kabineti i saj.

Në takim, presidentja Siljanovska Davkova ishte informuar me përpjekjet e përgjithshme të Lidhjes së Shoqatave të Infermierëve, Teknikëve, Akushereve dhe Infermierëve Dentar të Maqedonisë, bashkëpunimin e vendosur dhe pjesëmarrjen në kongrese dhe simpoziume ndërkombëtare. Përfaqësuesit e Lidhjes informuan edhe për aktivitetet në vijim në kontekst të përgatitjes së propozim-ligjit për rrregullimin e profesionit të infermierit, për avancimin e punës dhe përmirësimin e procesit arsimor.

“Duke shprehur respekt për profesionin e tyre fisnik, presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen e saj për angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e pozitës së infermierëve dhe akushereve në vend, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet e përgjithshme shëndetësore për qytetarët. Në këtë drejtim u theksua nevoja për vizibilitet më të madh të sfidave me të cilat ballafaqohen çdo ditë, si dhe qasje e përkushtuar dhe e përgjegjshme për tejkalimin e tyre”, thuhet në kumtesën e kabinetit së Siljanovska Davkovës.

Në takim është diskutuar edhe për përgatitjet rreth organizimit të Kongresit të 3-të ndërkombëtar të Lidhjes që me temën “Autonomia e infermierëve: tani dhe në të ardhmen”, do të mbahet në periudhën nga data 4 deri më 6 tetor, në Strugë, si dhe për Kongresin e 5-të të Asociacionit ballkanit të infermierëve, mbajtja e së cilës është parashikuar në mars të vitit të ardhshëm, në Shkup.

BURIMI: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Microsoft Office 2024 i disponueshëm për Windows dhe Mac

Story i radhës

Taravari konfirmoi telefonatën me afaristin që e denoncoi për kërcënim! Policia ende nuk e ka dorëzuar raportin në Prokurori

Të fundit nga