“Sikur hani shirita magnetofoni që në mëngjes”/ Rama-Boçit: Të rrijë Papa 8 orë me ju, bën kryqin me kokë poshtë

February 23, 2022
1 minut lexim

Vazhdon debati mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Luçiano Boçi në komisionin hetimor për inceneratorët.

Kryeministri Edi Rama që nga fillimi i dëshmisë së mohoi ta quajë çështjen e inceneratorëve si aferë,siç e cilëson PD.

Tabaku: Zoti Rama të lutem, Boçi bëni pyetje konkrete që të mos bisedojmë për çdo gjë këtu. Pyetje konkrete për aferën e inceneratorëve

Rama: Jo për aferën jo. Pyetja konkrete është për…

Tabaku: Procedurat e 3 impianteve të mbetjeve me vlerë totale 430 mln euro.

Rama: Ç’është kjo 430 mln euro. Më kujtohet ajo fjalia, jep shpirt por s’heq dorë. 430 mln euro?

Boçi: Hapi i parë i procedurës korruptive, u la jashtë zgjedhjes landfilli që do zgjaste 100 vite.

Rama: Çfarë është kjo afera. Si e keni këtë punë ju, sikur hani shirit majtofoni që në mëngjes. Më çmendët, u normalizua biseda për bukuri, dhe filloni prapë afera.   Si e bëni këtë punë. Keni gjithë ditën këtu, flisni për afera. Çfarë afera. Keni të gjithë nga një teori të vetën, hapi i parë i korrupsionit ishte ky, tjetri thotë që këtu ishin 3 veta shisnin sahate uji. Dhe dole ti, dhe njëri u përplas me makinë. Jeni në vete apo jo.

Boçi: Shpallja e procedurës, negocim pa shpallje. Kryqin nuk e bën as sipas përkatësisë fetare.

Rama: Pse si e bëj, si e kam përkatësinë

Boçi: Gjeje ti se nuk merresh vetë.

Rama: Duke iu dëgjuar juve, edhe Papa mund ta bëjë kryqin prapsht. Të rrijë Papa 8 orë me ju, e bën kryqin kokë poshtë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tifozat Kuq e Zi gati për Spanjën

Story i radhës

Maqedonia e Veriut në një vijë me BE-në për sanksionet kundër Rusisë

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë