Ashtu si Instagram, Facebook dhe shumë të tjerë, Signal ka vendosur të bëhet pjesë e bandës së kompanive që kanë adoptuar formatin e popullarizuar prej Snapchat.
Njëlloj si pjesa tjetër e platformës, historitë e Singal kanë enkriptimin fundor. Përdoruesit mund të zgjedhin me cilët përdorues do ti ndajnë.
Përdoruesit mund të zgjedhin ti ndajnë këto histori me grupet, lista të përcaktuara miqsh ose me të gjithë. Nëse postoni një histori në grup, të tjerët mund të reagojnë, replikojnë dhe ta ndajnë atë.
Aktualisht formati i ri është vetëm në fazën beta dhe vetëm përdorues e tjerë të cilët janë pjesë e këtij eksperimenti, mund ti shohin.
Mbetet për tu parë nëse histori mund të ndihmojnë Signal të afrojë më shumë përdorues apo këta të fundit të shpenzojnë më shumë kohe në aplikacion.
Jo çdo platformë që ka eksperimentuar me historitë ka vendosur ti mbajë. Raste të tilla mund të përmendim Twitter dhe Linkedin të cilët hoqën dorë vetëm pas një viti nga lançimi i tyre. /PCWorld Albanian