Signal i afrohet Telegramit me funksionalitetet e reja

1 minut lexim

Në mesin e një mori aplikacionesh komunikimi, Signal është një prej atyre më të sigurtëve dhe privatë. Ofron komunikime individuale, në grup si dhe mundësinë për të bërë thirrje.

Signal prezantoi së fund dy funksionalitete të reja. Ato janë një funksion i ri i bisedës së përditësimeve dhe një ikonë “speech buble” për bisedat në grup.

Funksioni i bisedës së përditësimeve qëndron ngjitur me bisedat e tjera dhe qëllimi i tij kryesor i përdorimit është të ofrojë informacione rreth versioneve të fundit të aplikacionit.

Signal tha se kjo bisedë nuk do të dërgojë njoftime për përdoruesit në Android. Është përdoruesi ai që vendos nëse do të marrë njoftime nga biseda.

Funksionaliteti tjetër “speech buble” shfaq të gjitha replika që një prej mesazheve tuaja ka marrë. Imagjinoni rastin kur jeni në një grup me miqtë dhe familjen dhe secili prej tyre replikon me një mesazh që keni dërguar.

Ideja e saj është që përdoruesit të mos humbasin mesazhet nga anëtarë tjetër të grupit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja përse dështoi Pacolli, tri gabimet e pafalshme që e shkatërruan politikisht!

Story i radhës

AKP largon nga shitja katër asete në Prizren

Të fundit nga