Aplikacioni i komunikimit Signal do të heqë opsionin për të dërguar SMS dhe MMS nga aplikacionet Android për të rritur privatësinë dhe sigurinë.
Në një postim në blog, aplikacioni konfirmoi se Signal së shpejti do të ketë këto funksionalitete. Sipas kompanisë dërgimi i SMS-ve nga aplikacioni nuk ka më kuptim.
Një arsye madhore e heqjes së mbështetjes për SMS-të është natyra e pasigurte e protokollit. Signal thotë se përdorimi i këtij standardi me aplikacionin e saj është në kundërshti me vlerat që platforma përfaqëson duke kujtuar theksin e madh që vë ndaj sigurisë.
Thyerjet e sigurisë së kompanive të telekomunikacionit janë cituar si një arsye tjetër.
Kështu përdoruesit nuk mund të shfrytëzojnë më Signal si aplikacion për dërgimin e mesazheve në telefonin Android. /PCWorld Albanian