Si u prit performanca e Ronela Hajatit në Itali. Batuta e papërshtatshme e komentatorit për të

May 11, 2022
1 minut lexim

Korrespondentja e Ora News, në Itali Alba Kepi gjatë një lidhieje përmes skype me gazetarin Arnond Kariq ka folur rreth mënyrës se si u prit performanca e përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion, Ronela Hajati.  

Sipas saj të gjitha mediat kanë përcjellë energjinë apo forcën që ka përcjellë këngëtarja shqiptare.

Alba Kepi: Në publikun italian ka një ndarje mes atyre që e kanë pëlqyer shumë dhe atyre që nuk e kanë pëlqyer. Megjithatë të gjitha mediat kanë përcjellë energjinë apo forcën që ka përcjellë këngëtarja shqiptare. Dhe pse ishte e para, ajo gjeti kurajon dhe interpretoi mjaft mirë atë që ajo kishte. Ajo u përcoll mjaft mirë nga kritikët e muzikës sidomos për vokalin e saj.

Alba Kepi veçoi batutën e kritikut të artit Cristiano Malgioglio  i cili ndërsa shikonte performancën e Ronela Hajatit ka komentuar “herë tjetër nëse do të marrësh pjesë në Festivalin Europian zgjidh një stil tjetër sepse stili që ke zgjedhur është për tu denoncuar”.

Alba Kepi: Dua të nënvizoj batutën ndoshta pa vënd të kritikut të artit Cristiano Malgioglio i cili ndërsa komentonte Festivalin Europian për kanalin televiziv publik Italian RAI 1, ndërsa shikonte performancën e Ronela Hajatit ndoshta i shpëtoi një koment për mua i papërshtatshëm pasi e qortoi për veshjen e saj për lukun e saj duke i këshilluar që “herë tjetër nëse do të marrësh pjesë në Festivalin Europian zgjidh një stil tjetër sepse stili që ke zgjedhur është për tu denoncuar”. E gjitha kjo brenda shakasë. Pra dhe në publikun italian ka njerëz që e kanë pëlqyer ka njerëz që e kritikojnë.

Ronela Hajati performoi mbrëmjen e dieshme dhe nuk arriti të kualifikohet në natën finale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

City kërkon ta ruajë diferencën prej tre epikësh me Liverpoolin me një fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare

Story i radhës

Nis gjyqi ndaj ushtarit të parë rus të dyshuar për vrasjen e civilëve

Të fundit nga

ShkoLartë