City kërkon ta ruajë diferencën prej tre epikësh me Liverpoolin me një fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare

Wolverhamptoni do të jetë rivali i radhës në Premier Ligë për Manchester Cityn, skuadër e cila e kryeson tabelën e kampionatit anglez me pikë ta barabarta me Liverpoolin, nga 86, por që e ka mundësinë ta kthejë diferencën prej tre pikësh nëse triumfon sondej ndaj Ëolves si mysafir.

Liverpooli të martën e mposhti me vështirësi skuadrën e Astoo Villas me rezultat 2-1 me përmbysje të rezultatit duke e lënë ta hapur luftën për titullin kampion.

Sonte, skuadra e Pep Guardiolas kërkon tre pikë të plota në mënyrë që në dy ndeshjet e mbetura të Premier Ligës të jetë më e qetë sa i përket kësaj gare.

Ndeshja ndërmjet Wolverhamptonit dhe Manchester Cityt starton nga ora 21;15 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Wolves: Jose-Sa, Chiquinho, Jonny, Coady, Boly, Nouri, Dendoncker, Neves, Moutinho, Jimenez, Meto

Manchester City: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling, De Bruyne, Foden

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kuvend, miratohet rendi i ditës për seancën e 71-të

Story i radhës

Si u prit performanca e Ronela Hajatit në Itali. Batuta e papërshtatshme e komentatorit për të

Të fundit nga