Kuvend, miratohet rendi i ditës për seancën e 71-të

Me 61 vota “për”, 39 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi sot miratoi rendin e ditës për seancën e 71-të, procedurë që kishte nisur që nga dita e djeshme, kur edhe nisi bllokada e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare.

Pasi Xhaferi filloi seancën dhe nuk u hap debate për pikat e para të rendit të ditës për shkak të mungesës së përfaqësuesve të propozuesve, me kërkesë të Xhaferit u votua që të punohet në pikën 13 – Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë financiare.
Pas reagimeve dhe kërkesave për dorëzimin e rendit të ditës që paraprakisht u ndryshua, seanca u ndërpre, ndërsa Xhaferi ka paralajmëruar vazhdimin e së njëjtës për nesër në mesditë.

Story i mëparshëm

Myftiu Tërnava në Forumin global të vlerave të përbashkëta, pjesëmarrës mbi 70 liderë nga të gjitha religjionet

Story i radhës

City kërkon ta ruajë diferencën prej tre epikësh me Liverpoolin me një fitore ndaj Wolves, formacionet zyrtare

Të fundit nga