Llogaritur me datën 31 janar 2020, Bashkimit Evropian ka 27 shtete anëtare: Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Irlanda, Italia,Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Qiproja, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia.
Shtete kandidate për në BE janë: Shqipëria,Mali i Zi, Maqedonia e Veriut; Serbia, Turqia, Ukraina; Moldavia, Kosova.
Kandidate potenciale: Bosna dhe Hercegovina.
Ish-anëtare: Mbretëria e Bashkuar;
Gjuhë zyrtare: 24 gjuhë zyrtare;
Këshilli i Evropës: Kryetar: politikani belg Sharl Mishel(Charles Michel, 1975-);
Vendi kryesues i Këshillit të BE-së: Franca;
Këshilli i BE-së: Sekretariati kryesor: Bruksel (Bruxelles);
Komisioni Evropian: Selia: Bruksel; kryetare: politikania gjermane Ursula von der Leyen(Ursula Gertrud von der Leyen, e lindur Albrecht; Ixelles, Belgjikë, 1958-);
Parlamenti Evropian: Selia: Strasburg, Bruksel, Lukdemburg; kryetare: politikania malteze Roberta Metsola(Saint Julian’s, Maltë,1979-);
Banka Qendrore Evropiane: Frankfurt-mbi-Majn;
Sipërfaqe: 4,233,262 km2 (më 1 shkurt 2020);
Popullsia: 447,206,135 (viti 2020);
Dendësia e popullsisë: 106 banorë / km2 ;
Valuta: euro; Valuta të tjera:lev-i (bullgar); kruna (çeke); kruna (daneze); forinta (hungareze); kuna (kroate); zlot-i (polak); leu (rumun); kruna (suedeze);
Himni: Himni evropian
Dita e Evropës: 9 maji;
Vazhdimi internetik: eu.
* * *
Bashkimi Evropian (shkurtesa: BE) është union ekonomik dhe politik. Është bashkësi ndërqeveritare dhe mbinacionale unike e shteteve të Evropës. U themelua si rezultat i procesit të bashkëpunimit dhe i integrimit që filloi në vitin 1951 ndërmjet gjashtë shteteve (Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës). Unioni Evropian u themelua formalisht më 1 nëntor 1993, me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Unionit Evropian, të njohur si Marrëveshja e Mastrihtit (Maastricht). Unioni Evropian është e vetmja organizatë e këtij lloji në botë. Për këtë arsye, ndonjëherë është vështirë për ta përkufizuar. Është organizatë e cila vazhdimisht i ndryshon dhe i plotëson politikat në të cilat vepron. Momentalisht mund të përkufizohet si federatë në marrëdhëniet monetare, në bujqësi, në tregti dhe në mbrojtjen e mjedisit; konfederatë në politikën shoqërore dhe ekonomike, në mbrojtjen e konsumatorëve, në politikën e brendshme; dhe si organizatë ndërkombëtare në politikën e jashtme.
Anëtarë të Unionit sot janë 27 shtete. Shtrihet në 4.233.255 km2 dhe ka rreth 447 milionë banorë.
29 mars 2017, pas referendumit të mbajtur në qershor 2016, Mbretëria e Bashkuar paraqiti kërkesë për të dalë nga Bashkimi Evropian. Më 31 janar 2020 ajo doli nga BE-ja, duke u bërë shteti i parë që largohet prej saj.
Historia e Bashkimit Evropian
– Më 19 shtator 1946 – fjalimi i shtetari britanik, laureat i çmimit “Nobel” për letërsi (1953), Uinston Çërçill (Winston Churchill, 1874-1965), në Cyrih. Propozim për formimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës;
– Më 9 maj 1950 – Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Robert Shuman (Robert Schuman, Luksemburg, 1886 – Scy-Chazelles, Moselle, 1963) propozon bashkimin e industrie franceze dhe gjermane të qymyritdhe të çelikut, nën pushtet të përbashkët. Kjo ditë merret si Ditë e Evropës.
– Më 18 prill 1951 – u nënshkrua në Paris Marrëveshja e Parisit për themelimin e Bashkimit Evropian për Qymyr dhe Çelik (Communauté européenne du charbon et de l’acier – CECA). Marrëveshja hyri në fuqi më 25 korrik 1952. Kryetar i parë i Autoritetit të Lartë (Haute Autorité), në vitet 1952-1955, është Zhan Mone (Jean Monnet, 1888-1979).
Shënim: Politikani vizionar ZhanMone(Jean Omer Marie Gabriel Monnet, 1888-1979) ishte nismëtar i themelimit të Bashkimit Evropian për Qymyr dhe Çelik, shkurtesa në frëngjisht – CECA. Ai është një prej etërve të themelimit të Unionit Evropian apo të Komunitetit Evropian (Communauté européenne).
* * *
– Më 3 qershor 1955 – Qeveria e Lartë e dytë. Kryetar Rene Mejer (René Mayer, 1895-1972).
– Më 25 mars 1957 – u nënshkrua Marrëveshja e Romës për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane (BEE)dhe të Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike.
– Më 1 janar 1958 – Hyri në fuqi Marrëveshja e Romës. U formua Komisioni dhe u zgjodh kryetari i parë. Ky ishte akademiku, diplomati dhe shtetari gjerman Valter Halshtajn (Walter Hallstein, 1901-1982).
– Më 13 janar 1958 – Qeveria e Lartë e tretë. Kryetar politikani belg Paul Finet (1897-1965)
– Më 19 mars 1958 – U mbajt seanca e parë e Parlamentin Evropian. Kryetar i parë, politikani francez Robert Shuman (Robert Schuman, Luksemburg, 1886 – Scy-Chazelles, Moselle, 1963).
– Më 15 shtator 1959 – Qeveria e Lartë (High Authority) e katërt. Kryetar politikani italian Pietro Malvestiti(1899-1964).
– Më 22 tetor 1963 – Qeveria e Lartë (High Authority) e pestë. Kryetar politikani italian Rinaldo Del Bo, 1916-1999).
– Më 8 prill 1965 – U nënshkrua Marrëveshja për bashkimin e organeve tëBEE-së, të Bashkësisë Evropiane për Qymyr dhe Çelikdhe të Euroatomit. Marrëveshja hyri në fuqi më 1 korrik 1967. Me nënshkrimin e marrëveshjes, hyri në përdorim emërtimi “Bashkimi Evropian” që nënkupton tri unionet.
– Më 8 mars 1967 – Qeveria e Lartë e gjashtë. Kryetar, politikani dhe ekonomisti belg dhe evropian Alber Kope (Albert Coppé, 1911-1999).
– Më 1 korrik 1968 – U vendos unioni doganor.
– Më 1 janar 1973 – Zgjerimi i parë: Në Union hyjnë Britania e Madhe, Danimarka dhe Irlanda.
– Më 1 janar 1981 – Zgjerimi i dytë: Në Union hyn Greqia.
– Më 23 shkurt 1982 – Grënlanda del nga Unioni, me të cilin ishte i lidhur nëpërmjet Danimarkës.
– Më 1 janar 1986 – Zgjerimi i tretë: Në Union hyjnë Spanja dhe Portugalia.
– Më 17 shkurt 1986 – U nënshkrua në Bruksel Akti unik evropian. Paraqet revizion dhe plotësim të Marrëveshjes së Romës. Hyri në fuqi më 1 korrik 1987.– Më 7 shkurt 1992 – U nënshkrua Marrëveshja e Unionit Evropiannë Mastriht (Maastricht). Hyri në fuqi më 1 nëntor 1993.
– Më 1 janar 1995 – Zgjerimi i katërt: Në Union hyjnë Austria, Suedia dhe Finlanda.
– Më 17 qershor 1997 – U nënshkrua Marrëveshja e Amsterdamit. Hyri në fuqi më 1 maj 1999.
– Më 1 janar 1999 – Filloi etapa e tretë e Marrëveshjes për Unionin Ekonomik Monetar.
– Më 11 dhjetor 2000 – U nënshkrua Marrëveshja e Nicës.
– Më 1 janar 2002 – Në 12 shtete, të njohur si eurozonë, vihet në përdorim valuta unike evropiane – euro.
– Më 1 maj 2004 – Zgjerimi i pestë: Në Union hyjnë dhjetë shtete të reja. – Më 1 janar 2007 – Përfundon zgjerimi i pestë: Në Union hyjnë Bullgaria dhe Rumania. Sllovenia e vë në përdorim euron si mjet pagese. Gjuhë zyrtaretë Unionit bëhen edhe bullgarishtja, rumanishtja dhe irlandishtja. Krahas alfabetit latin dhe alfabetit grek, edhe alfabeti cirilikbullgar bëhet alfabet zyrtar.
– Më 1 janar 2008 – Qiproja dhe Malta, si mjet pagese vënë në përdorim euron. – Më 1 janar 2009 – Sllovakia e vë euron si mjet pagese.
– Më 1 dhjetor 2009 – Hyri në fuqi Marrëveshja e Lisbonës.
– Më 1 janar 2011 – Estonia e vë euron si mjet pagese.
– Më 1 korrik 2013 – Zgjerimi i gjashtë: Në Union hyn Kroacia.
– Më 1 janar 2014 – Letonia e vë euron si mjet pagese.
– Më 1 janar 2015 – Lituania e vë euron si mjet pagese. – Më 29 mars 2017
– Pas referendumit të mbajtur në qershor të vitit 2016, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar paraqet kërkesë për të dalë nga Bashkimi Evropian.
– Më 31 janar 2020 – Në orën 23:00 sipas kohës vendore, Mbretëria e Bashkuar del pre Bashkimit Evropian.
* * *
Vende themeluese: Unionin Evropian për Qymyr dhe Çelike themeluan gjashtë shtete nënshkruese të Marrëveshjes së Parisit të vitit 1951: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, HolandadheLuksemburgu.
Me Marrëveshje e Romës të viti 1957, të njëjtat shtete e themeluan Unionin Ekonomik Evropiandhe Unionin Evropian për Energji Atomike.
Zgjerimet e Bashkimit Evropian:
Zgjerimi i parë,viti 1973: Anëtare të BE-së bëhen Britania e Madhe, Danimarka dheIrlanda.
i dytë, viti 1981: Anëtare e BE-së bëhet Greqia. Marrëveshjen për asoccim me BE-në, Greqia e ka lidhur qysh në vitin 1961, por anëtare e plotfuqishme është bërë pothuajse 20 vjet më vonë, ngase ndërkohë, me puçin ushtarak të vitit 1967, u ndërrua pushteti. Kjo e ngadalësoi hyrjen e saj në BE deri në vendosjen e demokracisë në vitin 1974.
Zgjerimi i tretë, viti 1986: Anëtare të BE-së bëhen Spanja dhePortugalia. Këto dy vende kanë shprehur interesim për t’u bërë anëtare të BE-së qysh në vitin 1960. Por, ia dolën të pranohen pas vendosjes së sistemeve politike demokratike që i zëvendësuan regjimet paraprake autoritare si dhe pas kapërcimit të vështirësive ekonomike.
Zgjerimi i katërt, viti 1995: Anëtare të BE-së bëhen Austria, Finlandadhe Suedia.
Zgjerimi i pestë – 1 maj 2004. Në këtë vit ka ndodhur zgjerimi më i madh i BE-së. U anëtarësuan dhjetë shtete të reja: Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qiproja, Sllovakia dhe Sllovenia.
Vazhdimi i zgjerimit të pestë – 1 janar 2007: Anëtare të BE-së bëhen Rumania dhe Bullgaria.
Zgjerimi i gjashtë, viti 2013: Anëtare e BE-së bëhet Kroacia.
Zgjerimet e ardhshme – Vende kandidatë janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia, Ukraina, Moldavia, Kosova.
Kandidate potenciale është: Bosna dhe Hercegovina.
* * *
të ishte bashkuar Moldavia me Rumaninë, edhe ky shtet do të ishte bërë pjesë e BE-së, njësoj si ish-Republika Demokratike Gjermane. Këtë opsion, në vitin 2010 e ka mbështetur kryetari i atëhershëm i Rumanisë.
Kriteret për anëtarësim-Në mbledhjen e Këshillit Evropian në Kopenhagë, të mbajtur në qershor të vitit 1993, përcaktuan tre kritere që duhet t’i plotësojnë të gjithë kandidatët e ardhshëm për t’u bërë anëtarë të BE-së. Këto kritere që njihen edhe si Kritere të Kopenhagësjanë:
-Kriteret politike: qëndrueshmëria e institucioneve që sigurojnë demokraci, sundimin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të pakicave si dhe miratimin e objektivave të Unionit;
– Kriteret ekonomike: Ekzistimi i tregut efektiv të ekonomisë dhe aftësia e faktorëve të tregut për t’u përballuar me trysnitë konkurruese dhe me ligjet e tregut brenda BE-së;
-Kriteret juridike: Aprovimi i tërë pasurisë juridike të BE-së(acquis communautaire).
* * *
pse aprovimi i strukturës juridike të BE-së është e rëndësishme, akoma më e rëndësishme është të sigurohet zbatimi dhe aplikimi efikas, nëpërmjet organizimit administrativ përkatës. Për këtë arsye, në mbledhjen e Këshillit të Evropës të mbajtur në Madrid në vitin 1995, si parakusht për t’u bërë anëtar, u përcaktua kriteri i katërt, që njihet edhe si kriteri i Madridit.
Kriteri administrativ: Përshtatja e strukturave administrative përkatëse me qëllim të sigurimit të kushteve për integrim shkallëzor (gradual) dhe të harmonishëm.
Institucionet e Bashkimit Evropian: Bashkimi Evropian ka një sistem institucionesh tejet të ndërlikuar. Sipas nenit 13 të Marrëveshjes për Bashkimin Evropian, institucione të Bashkimit Evropian janë:
Parlamenti Evropian, Këshilli i Evropës, Këshilli, Komisioni Evropian (“Komisioni”), Gjykata e Bashkimit Evropian, Banka Qendrore Evropiane, Gjykata Revizore.
Ekzistojnë edhe forume dhe institucione të tjera, si dhe një numër i madh agjencish të specializuara.
Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë– Politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, po ashtu është përcaktuar me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Mastrihtit (Maastricht)të vitit 1993. Pesë qëllimet kryesore të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë janë:
-Të mbrohen vlerat e përbashkëta dhe interesat themelore të BE-së;
– Të forcohet siguria e BE-së;
– Të ruhet paqja dhe të përforcohet siguria ndërkombëtare;
– Të nxitet bashkëpunimi ndërkombëtar;
– Të zhvillohet demokracia dhe sundimi i së drejtës, duke përfshirë edhe të drejtat e njeriut.
Përveç kësaj, një prej qëllimeve BE-së është forcosh identitetin tënd në skenën ndërkombëtare, posaçërisht nëpërmjet zbatimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, duke përfshirë edhe krijimin progresiv të politikës mbrojtëse të përbashkët, gjë që do të mund të shpinte në mbrojtje të përbashkët.
Xhelal Zejneli