​Si t’i menaxhoni të metat e punës në ekip

min lexim

Të gjitha kompanitë sot kërkojnë punonjës, që përshtaten mirë në punën ekipore. Kur ekipi punon bashkë në mënyrë të suksesshme, ata mund të krijojnë zgjidhje inovative, të prodhojnë punë me cilësi të lartë dhe të përfitojnë shumë nga ky mjedis bashkëpunues. E pavarësisht që puna në ekip është më e kërkuara dhe më efikasja, mbesin ende disa sfida me të cilat përballen udhëheqësit e ekipit. Prandaj, Akademi Pune jo vetëm që do t’jua tregojë 14 sfidat më të mëdha, por do t’ju mësojë edhe se si t’i tejkaloni ato.

Nuk kontribuojnë të gjithë njësoj

Një e metë e punës ekipore është sepse jo të gjithë punojnë në nivele të njëjta. Disa anëtarë të ekipit nuk japin ide të reja dhe nuk punojnë aq shumë, ndërsa disa të tjerë janë e kundërta e tyre, duke dhënë po ashtu edhe pozitivitet.

Për ta tejkaluar këtë, është e rëndësishme që të ketë komunikim të shëndosh. Udhëheqësi i ekipit t’i tregojë secilit anëtarë, se ku çalon e këtë ta rregullojnë bashkë.

Udhëheqësit mund të mos i njohin kontributet individuale

Një sfidë tjetër mjaft e rëndë e punës në ekip, është sepse është e vështirë të shihet puna e secilit veç e veç. Edhe nëse e keni bërë punën më të mirë dhe më të madhe, nuk do t’i merrni meritat si individ. Prandaj, është e rëndësishme që lideri ta njohë dinamikën e punës, kështu që do të jetë në vijë të çdo ndërmarrjeje të re në ekip.

Disa personalitete janë sfidë në vete

Konflikti brenda ekipit është një sfidë tjetër. Disa anëtarë mund të jenë jashtëzakonisht persona negativë, mbisundues ose të pasjellshëm. Nëse i mësoni dallimet e personaliteteve, atëherë do të mund ta bëni punën më produktive. Nëse e shihni që vetëm njëri nga punonjësit është duke pasur problem pothuajse me të gjithë atëherë duhet ta adresoni këtë çështje.

Mund të mos i pëlqeni idetë e të tjerëve

Në disa raste puna në ekip nxit bashkëpunim, e në disa të tjera një ide mund të mos ju emocionojë. Kjo është diçka e kuptueshme, prandaj nuk duhet t’i merrni personale nëse dikujt nuk i pëlqen ideja juaj, por të mundoheni të jeni të mirëkuptueshëm dhe të vazhdoni përpara, deri në një ide të re.

Mund të jetë e vështirë ta ndani mendimin tuaj

Disa anëtarë të ekipit mund të jenë më të kenë personalitet më të zëshëm dhe vazhdimisht ta dominojnë bisedën. Nëse zëri juaj mbetet gjatë gjithë kohës nën hije, atëherë mundohuni që të gjeni rrugë të tjera! Shembull, mund t’i dërgoni idetë tuaja me e-mail, t’i prezantoni në një grup më të vogël ose edhe t’ia tregoni menaxherit tuaj. Nxitni veten të flisni edhe nëse jeni person i turpshëm!

Duhet t’i përshtateni afatit të dikujt tjetër

Të punuarit në ekip shpesh sjell konflikte në lidhje me afatet kohore të detyrave. Është e rëndësishme që ekipi të mbaj vazhdimisht takime për t’i treguar shqetësimet e tyre dhe për të parë se çfarë zgjidhjesh mund të bëhen. Në këtë mënyrë, do të krijoni një kalendar që i përshtatet të gjithëve pa pasur nevojë të hyni në konflikt.

Mund të fajësoheni për diçka që nuk e keni bërë

Kur punoni me të tjerët është pothuajse çdo herë e pranishme që të të gjithë mos ta kenë kuptimin e njëjtë të integritetit. Disa mund të tentojnë t’i fshehin gabimet. E nëse jeni lider i ekipit duhet të merrni përgjegjësi për gabimet e të tjerëve, të cilat nuk janë faji juaj. Duhet ta keni parasysh që nëse punoni me integritet kjo juaj ngrit reputacionin.

Mund të mos prodhoni diçka rreth të cilës jeni krenar

Duke qenë se disa nga anëtarët e ekipit mund të mos jenë edhe aq të motivuar, nuk e bëjnë punën me zemër. Kjo bën që rezultati i projektit të jetë diçka për të cilën nuk jeni edhe aq krenar. Është e rëndësishme që të përqendroheni në veprimet tuaja dhe t’ia thoni vetes që ju nuk keni përgjegjësi për veprimet e të tjerëve e as nuk mund t’i kontrolloni.

Mund të ndikoheni nga ndjenjat negative

Disa punonjës mund të sjellin disponim jo shumë të mirë. Një e metë e madhe e punës ekipore është që, të tjerët mund të ndikojnë në moralin dhe produktivitetin tuaj. Shembull: nëse punoni me një punonjës që nuk punon aq shumë, është gjatë gjithë kohës duke bërë thashetheme e duke u marrë me gjëra të tjera negative, kjo është mjaft sfiduese.

Mundohuni që t’i kuptoni edhe ata, mbase po përballen me diçka jo të këndshme në jetë dhe kjo domosdoshmërisht që do të ndikojë tek ata! Mundohuni që të ndikoni tek ata pozitivisht!

Është e vështirë të ndryshohet plani

Puna në ekip nganjëherë do të thotë që është e vështirë të ketë ndryshim pani. Mundohuni që të krijoni mjedis efikas kur mund të ketë komunikim të lirshëm dhe të tregoni që jeni të hapur për t’i dëgjuar të gjitha idetë e reja që ju vijnë anëtarëve!

Disa anëtarë mund të jenë shumë garues

Disa njerëz janë të prirur që të gjitha gjërat t’i marrin si garë, madje edhe në punë. Ata përpiqen që me çdo kusht t’i marrin meritat madje edhe më shumë se çfarë kanë bërë me të vërtetë. Këta në fakt nuk janë lojëtar të mirë të ekipit, sepse janë të përqendruar vetëm në paraqitjen e tyre. Flisni me ta dhe gjeni zgjidhje!

Puna në ekip mund ta reduktojë produktivitetin

Ndonjëherë, skuadrat mund të shkojnë shumë mirë. Mund të jetë sfiduese për të kryer punën, sepse ekipet janë më të përqendruara në shoqërim. Ju mund të përdorni agjendat për t’i mbajtur ekipet të fokusuara dhe për t’u siguruar që të përmbushni gjithçka që dëshironi në një takim.

Mund të jetë më e vështirë të organizohesh

Nëse mbështeteni tek dikush tjetër për përditësime, informacione ose të dhëna të rëndësishme, ndonjëherë mund të jetë e vështirë t’i përfundoni detyrat tuaja në kohë. Organizimi i projekteve dhe aktiviteteve mund të kërkojë më shumë përpjekje kur jeni të shqetësuar për një ekip dhe jo vetëm për veprimet tuaja. Mund t’ju ndihmojë t’i arritni afatet, në mënyrë që të gjithë ta kryejnë pjesën e tyre të një projekti në kohë.

Disa ekipe kanë dinamikë jo të shëndetshme të fuqisë

Disa njerëz supozojnë se janë më të përshtatshëm për të udhëhequr ose se i kanë idetë më të mira. Të barabartët brenda një ekipi mund të kenë pushtet mbi të tjerët edhe nëse nuk janë në një pozicion më të lartë. Është e rëndësishme që ekipet të punojnë së bashku dhe ta mbështesin njëri-tjetrin, në vend që një person të përpiqet të mikromenaxhojë ose kontrollojë veprimet e të tjerëve.

Është më e vështirë të marrësh reagime specifike

Marrja e reagimeve të rralla ose jopersonale mund të jetë një tjetër disavantazh i punës në një ekip. Udhëheqësit mund të mos i kuptojnë kontributet tuaja të veçanta ose përpjekjet që bëni për të përfunduar një projekt. Është e rëndësishme që drejtuesit të kuptojnë proceset dhe detyrat e anëtarëve të ekipit të tyre. Të kuptuarit se si secili po e mbështet të gjithë mund t’i ndihmojë ata të japin lëvdata aty ku e meritojnë dhe të kuptojnë më mirë se si ekipi punon së bashku.

Projekti mund të marrë kohë

Disa pjesëtar të ekipit mund të jenë më të zënë sesa të tjerët, ndërsa disa të tjerë mund të punojnë më ngadalë ose mund t’ju duhet më shumë udhëzim në punën e tyre. Pritja për secilin pjesëtar për ta përfunduar pjesën e tyre nganjëherë krijon frustrim. Nëse e dini që njëri prej tyre është duke pasur vështirësi, mund t’i ofroni ndihmë ose t’i jepni udhëzime për ta përfunduar punën më shpejt.

Mund ta merrni një detyrë që nuk ju përshtatet

Shpesh, ndarja e detyrave në ekipe mund të mos jetë përshtatje e mirë me stilin e punës për disa. Edhe nëse kjo ndodh, është e rëndësishme që ta shfrytëzoni këtë për të mësuar aftësi të reja dhe t’i përdorni ato si mundësi. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zinxhiri korruptiv, jo vetëm i pushteteve!

Story i radhës

Biontech dhe Pfizer marrin porosi në miliarda euro nga SHBA

Të fundit nga