Si t’i mbroni fëmijët nga dielli gjatë verës?

min lexim

Lëkura është organi që preket dhe ndikohet më shumë nga rrezet e diellit dhe lëkura e fëmijëve është shumë më e ndjeshme se e të rriturve. Çdo djegie nga dielli që mund të pësojmë në moshën e fëmijërisë do të lërë gjurmë duke na predispozuar në të ardhmen për kancer të lëkurës.

Hapi më i rëndësishëm në parandalimin e një situate të tillë mbetet padyshim mbrojtja nga dielli. Kjo fillon që me mosekspozimin në diell orët e rrezatimit më të fortë (10:00–16:00) për stinën e verës, te përdorimi i kapeleve me strehë të gjerë, syzeve të diellit dhe i domosdoshëm është përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli.

Duhet të bëhet zgjedhja e duhur në kremin që do përdoret, jo vetëm në drejtim të faktorit mbrojtës por dhe në drejtim të disa karakteristikave që duhet të ketë kremi mbrojtës te fëmijët. Më të përshtatshëm janë locionet sesa kremrat që paraqiten në formë spray, për arsye se ata krijojnë një barrierë fizike ndaj diellit, ndërsa spray-it krijojnë një barrierë kimike.

Gjithmonë duhet të kemi parasysh që kremrat të jenë rezistentë ndaj ujit (water resistant), kjo për arsye se fëmijët djersiten shumë më tepër gjatë kohës së lojërave dhe kalojnë shumë më tepër kohë në ujë.

Përdorni kremra mbrojtës nga dielli me bazë minerale të cilët janë të sigurt dhe të efektshëm dhe gjithashtu shumë të përshtatshëm për fëmijë me lëkurë të ndjeshme. Shikoni që në përbërjen e tyre të kenë oksid zinku ose dioksid titani si përbërësit veprues. Gjithashtu duhet të ketë një faktor mbrojtës nga dielli me spf 50+ ose më të lartë.

Përdorimi i kremit mbrojtës duhet të bëhet zakon për prindërit dhe për fëmijët, duhet të jetë një pjesë e rutinës së përditshme dhe duhet aplikuar në të gjitha zonat e ekspozuara të trupit. Të kihet në vëmendje që përdorimi i kremit të bëhet para ekspozimit në diell, për t`i dhënë kohë të thahet dhe të krijojë mbrojtjen e nevojshme, sepse nëse vonojmë dhe e aplikojmë në kohën që jemi në diell ai mund të mos jetë i efektshëm për arsye se fëmijët kanë filluar të djersiten ose të lahen në ujë pa i dhënë kohë kremit të thahet dhe të krijojë barrierën e nevojshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet, Scholz: NATO do të vazhdojë ta furnizojë me armë

Story i radhës

Schalke 04 lëviz në afatin kalimtar

Të fundit nga