Si t’i bëni getet të “rrojnë” sa më gjatë, truku që do të rrisë qëndrueshmërinë e tyre

November 4, 2022
1 minut lexim

Sezoni i geteve ka ardhur zyrtarisht dhe keni mundësinë të eksperimentoni me veshjen e tyre, duke guxuar edhe me ngjyrat. Por, nëse jeni një nga ato vajza që vazhdimisht blini gete të reja se ju grisen, atëherë provoni këtë truk dhe nuk do të pendoheni.

Fatkeqësisht, qëndrueshmëria e tyre nuk është e gjatë, dhe pasi i kemi veshur disa herë, mund të na shkëputen fijet dhe të mos i veshim dot më. Edhe pse tingëllon e pabesueshme, provoni këtë këshillë:

Kur herën tjetër të blini geta të reja, lagini pak dhe i fusni në frigorifer me ngrirje të thellë. Pas ngrirjes së plotë, i nxirrni, i shkrini dhe i thani.

Sipas PureWow.com, ju duhet vetëm një herë ta bëni këtë me çorapet tuaja dhe do të bëhen më të shtrënguara dhe të qëndrueshme. Temperaturat e ftohta i bëjnë fijet e çorapeve tuaja më të forta, kështuqë ato kanë më pak gjasa për t’u grisur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Klubi serb heq dorë nga gara për të mos luajtur me skuadrën nga Republika e Kosovës 

Story i radhës

7 ushqime që nuk duhet t’i konsumoni nëse vuani për gjëndrat tiroide

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë