Si të veshësh dy ose më shumë ngjyra në një kombinim

April 22, 2022
1 minut lexim

Një nga tendencat që bie në sy këtë pranverë është ‘color blocking’, një kombinim i guximshëm i ngjyrave me njëra-tjetrën. Por si të kombinoni ngjyra të ndezura dhe të dukeni në harmoni? Në fakt është e lehtë, po të ndjekësh ca këshilla.

Për fillestarët këshillohet, mësoni rrotën e ngjyrave. Është një mënyrë e dobishme për t’iu udhëhequr në zgjedhjen e një ngjyre.

Në rrotën e ngjyrave keni koloret plotësuese dhe analoge. Ngjyrat plotësuese janë ngjyrat që janë të kundërta me njëra-tjetrën, ndërsa ngjyrat analoge janë ato që ndodhen pranë njëra-tjetrës në një rreth ngjyrash.

Për shembull, e gjelbra është plotësuese me rozën, ndërsa e kaltra është analoge me rozën. Ngjyrat plotësuese do t’iu japin një pamje më të guximshme, ndërsa ngjyrat analoge do t’iu japin një kombinim të ftohtë të ngjyrave të nuancave të ngjashme ose me një ndryshim të vogël.

Ngjyrat neon përputhen vetëm me neonet e tjera dhe ato pastele me tonet e së njëjtës linjë.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është që të ndiheni të sigurt në lëkurën tuaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajm i mirë nga “Albert Einstein”, Pele lë spitalin pas tre ditësh vëzhgim

Story i radhës

Eksperti gjerman: Lufta në Ukrainë hyn në fazën vendimtare

Të fundit nga

ShkoLartë