Si të shpëtoni nga ajo fryrja e barkut pasi keni ngrënë

min lexim

Të ndiheni të fryrë pas një vakti, sado të bollshëm, është normale. Nuk keni pse të shqetësoheni. Mund ta parandaloni ose pakësoni duke ndjekur disa këshilla të thjeshta.

Pse ndiheni të fryrë pasi hani

Kur trupi tret ushqimin, prodhon gazra. Gjithashtu, kur hani dhe pini, përtypni ajër që më vonë hyn në traktin gastrointestinal. Për të lehtësuar ndjesinë e fryrjes, ju bën mirë të gromësini ose të lëshoni gazra.

Gjithashtu, fryrja mund të jetë simptomë e disa sëmundjeve gastrointestinale ose intolerancës ushqimore. Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, është e pashmangshme.

Si të shmangni fryrjen pas ushqimit

1. Mos konsumoni shumë ushqime të pasura në fibër, pasi shkaktojnë çlirim të tepërt të gazrave. Shmangni fasulet, bishtajoret, frutat, bizelet, brokolin etj, por jo të mos i konsumoni fare.

2. Informohuni mbi alergjitë dhe intolerancat që mund të keni. Nuk ekziston asnjë test i besueshëm për të testuar intolerancën, kështu që përpiquni ta kuptoni vetë.

3. Shmangni ushqimet e pasura në yndyrna. Yndyra është shumë e rëndësishme sepse shërben si burim energjie, por trupi e tret më ngadalë ngaqë i duhet më shumë kohë të kalojë në traktin tretës.

4. Hani dhe pini ngadalë që të pakësoni sasinë e ajrit që gëlltisni.

5. Shmangni pijet me gaz.

6. Përfshini xhenxhefilin në dietën tuaj, një kurë e famshme për problemet në stomak.

7. Shmangni çamçakëzët sepse ju bëjnë të gëlltisni më shumë ajër.

8. Ushtrohuni pakëz pasi hani. Thjesht ecni dhe do të vini re pakësimin e fryrjes.

9. Përpiquni të mos flisni teksa hani, pasi sërish, gëlltisni më shumë ajër.

10. Trajtoni refluksin e acidit (djegia e urthit) pasi mund të jetë shkak i fryrjes që përjetoni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Një stuhi e fuqishme godet veriun e Italisë

Story i radhës

Shembja e kalçetos në Sarandë, ja kush është i riu që ndërroi jetë gjatë stuhisë

Të fundit nga