​Një stuhi e fuqishme godet veriun e Italisë

Një stuhi e madhe goditi sonte veriun e Italisë, në të cilën një person mbeti i vdekur dhe pamjet e radarëve tregojnë se ajo po udhëton me shpejtësi drejt Istrisë në Kroaci.

Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë Lombardinë duke u goditur nga një stuhi e fuqishme me shi të dendur dhe erë që rrëzoi një pemë të madhe në një makinë. 

Posaçërisht janë prekur rajonet e Piacenza dhe Emilia, ku janë shkaktuar shumë dëme dhe një person ka vdekur pasi era e fortë ka rrëzuar hambarin në fermën ku ndodhej, raporton MeteoWeb.

Në Piacentino, era ka rrëzuar pemë në rrugë dhe hekurudha, dhe frikësohet se do të ketë dëme të mëdha në të mbjellat.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia spanjolle sekuestroi tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës

Story i radhës

Si të shpëtoni nga ajo fryrja e barkut pasi keni ngrënë

Të fundit nga