Si të përgjigjeni në pyetjen: Si është një mjedis ideal i punës për ju?

April 2, 2022
min lexim

Punëdhënësit janë të interesuar që të gjejnë punonjës të cilët përshtaten me kulturën e kompanisë. Prandaj, kur ata ju pyesin se “Cili është mjedisi i punës ideal për ju?”, atëherë duhet ta dini që janë gjithë sy e veshë t’ju dëgjojnë se çfarë do të thoni.

Ju sigurisht që dëshironi një mjedis i cili përputhet me personalitetin që keni dhe pëlqimet për punë, por edhe punëdhënësit e duan këtë. Shumë punonjës e kanë provuar së paku një punë e cila nuk iu është përshtatur, e kjo është një situatë në të cilën askush nuk përfiton.

E, për ta ditur si ta përshkruani një mjedis që përshtatet me ju është mirë ta dini me saktësi së cili është përnjëmend ai mjedis.

Çfarë saktësisht është një mjedis ideal i punës?

Një vend ideal i punës është një mjedis në të cilin ndiheni të mbështetur, të përfshirë dhe, ku i keni të gjitha mjetet e nevojshme për ta bërë punën në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, sigurisht kjo varet nga personi në person. Sepse një vend i shpejtë i punës nuk është shumë i përshtatshëm për personat të cilët duan mjedis të qetë.

Janë 5 gjëra të cilat ndikojnë në lidhjen që do të keni me një mjedis të punës.

Komunikim transparent: Të qenit në dijeni se çfarë pritet nga ju dhe departamenti juaj.

Zhvillimi profesional: A keni qasje në programet trajnuese, mentorim dhe lloje të tjera të edukimit të vazhdueshëm në punë?

Baraspesha punë-jetë: Kjo është pjesa më e rëndësishme e një pune. Sa ditë i keni të lira në javë? Është punëdhënësi juaj fleksibil? A ka ndonjë mundësi që ndonjëherë të punoni nga shtëpia?

Mirënjohjet dhe vlerësimi: Marrja e çmimeve për punën që e bëni është një motivim i fuqishëm. Si do të vlerësohet suksesi juaj?

Stili i udhëheqjes: Çfarë niveli të “feedback-ut” prisni nga menaxheri juaj dhe si prisni që të komunikoni me ta?

Si të përgjigjeni në këtë pyetje?

Hulumtoni

Rekruterët e bëjnë këtë pyetje për kandidatët që t’i “testojnë” ata se si do të përshtaten me kulturën e kompanisë së tyre. Ju duhet që hulumtoni për kulturën e kompanisë përpara se të shkoni.

Këtë mund ta bëni përmes 5 mënyrave.

Rrjetet sociale të kompanisë

Kushtoni vëmendje faqeve të kompanisë në rrjete sociale dhe shihni “disponimin” që ata e përcjellin!

Punonjësit e kompanisë

Flisni me dy ose tre punonjës që punojnë ose kanë punuar në atë kompani, që të shihni se çfarë ka brenda asaj kompanie. Nëse nuk keni asnjë lidhje me asnjë nga punonjësit, atëherë hulumtoni për të parë se kush punon në kompani, pastaj t’i kërkoni ata në rrjete sociale.

YouTube

A e dini që edhe këtë kanal mund ta përdorni, për të kuptuar më shumë në lidhje më kompaninë? Vetëm shënoni emrin e kompanisë ose të drejtorit ose ndonjë nga anëtarëve të tjerë të kompanisë dhe dëgjoni se çfarë thonë në intervista të ndryshme!

Përmbajtje e mediave

Një hulumtim i shpejtë në Google mund t’ju japë shumë informacione të shumta për vendimet dhe risitë më të cilat merret kompania.

Reklamat e kompanisë

Disa reklama të punës i përshkruajnë se si duket kultura organizative e kompanisë, duke ua bërë punën akoma më të lehtë në intervistë.

Tregoni që jeni përgatitur

Kur në intervistë ju pyesin se cili është mjedisi ideal i punës, duhet patjetër që ta hedhni në pah faktin që keni hulumtuar për kompaninë dhe që e dini se cila është kultura e kompanisë për të cilën po intervistoheni.

Duhet ta vini në pah që dëshironi të punoni në një mjedis bashkëpunues. Këtu mund të jepni një përgjigje të tillë si:

“Nga biseda me disa nga punonjësit tuaj, e kam zbuluar që kompania juaj shquhet për atmosferën familjare, ku pjesëtarët këtu punojnë ngushtë me njëri tjetrin. Unë lulëzoj në ato lloj mjedisesh.”

Mos harroni që vlerat kryesore duhet të lidhen me misionin që ka kompania.

“Dua që të punoj në një kompani e cila kujdeset që t’i japë shumë komunitetit, prandaj jam kaq i/e interesuar për këtë mundësi.”

E nëse mjedisi ideal i punë për ju nuk përputhet me gjetjet që i keni marrë nga hulumtimi, atëherë mendoni dy herë atë mundësi!

Në fund, përqendrohuni për t’i përshkruar gjëra që i doni e jo ato që nuk i doni! Në vend që të thoni “Nuk dua të punoj në kompanitë që kanë shumë mikromenaxhim” është më mirë që të thoni: “Jam person që i filloj gjërat vetë, prandaj po kërkoj për një vend pune që të dhuron pak autonomi.” 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbani shënim! Kështu mund të riktheni gjumin e munguar natën

Story i radhës

Pentagoni me pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Të fundit nga

ShkoLartë