Si të përballemi me zemërimin? Ja çfarë sugjerojnë Stoikët

April 24, 2022
min lexim

Perandori romak August e ngarkoi Virgjilin të shkruante “Eneidën”, e cila u konsiderua si miti themeltar ose epika kombëtare e Romës së lashtë, dhe vepra më e mirë e Virgjilit. Poema rrëfen historinë e Eneas, djalit të Venusit dhe princit trojan Ankises, teksa largohet nga Troja e djegur dhe përpiqet të përmbushë fatin e tij, që siç parashikohej shpesh, ishte të shkonte në Itali dhe të ndiqte trashëgiminë e romakëve, të cilët do të sundonin më pas të gjithë botën e njohur.

Pasi shpëtoi nga tufa e Didos, Enea mbërrin më në fund në Itali, për t’u fejuar me Lavinian, vajzën e mbretit Latinus – e cila megjithatë i ishte premtuar Turnusit, mbretit të Rutilianëve. Ndaj shpërthen lufta që kulmon në një duel midis Eneas dhe Turnusit.

Në një moment Enea e gjunjëzon Turnusin, që i lutet t’i falë jetën. Por më pas sheh, Enea sheh se ai ka veshur rripin e mikut të tij të rënë në betejë, ndaj e vret shumë i zemëruar. Edhe pse përfundimisht Enea i dorëzohet fatit dhe e përmbush atë, ai është vazhdimisht i mbingarkuar nga emocionet e tij, madje deri në fund kur vret Turnusin.

Vetë ky konflikt stoik, është burimi i disa prej rreshtave më të bujshëm tek “Eneida”: “Frika është prova e një mendjeje të degjeneruar” (Degeneres animos timor argujt). Vlen të kujtohet se “Eneida” u shkrua për nder të Augustit, i cili ndonëse jo shumë Stoik, ishte të paktën një dashamirës i rrymës së Stoicizmit. Përpara se të bëhej perandor, Augusti u mësua dhe u këshillua nga filozofi stoik Atenodorus Kananit.

Kur u rrit, Atenodorusi iu lut që ta lejonte të largohej nga oborri mbretëror. Teksa po bëhej gati të ikte nga Augusti, ai i dha perandorit një këshillë:”Sa herë që zemërohesh, mos thuaj dhe mos bëj asgjë para se t’i përsërisësh me vete 24 shkronjat e alfabetit”. Sapo dëgjoi këto fjalë, Augusti e kapi për dore dhe i tha:“Unë kam ende nevojë për praninë tënde këtu!”.

Seneka mbi zemërimin

Si mund ta kishte kontrolluar Enea zemërimin e tij duke përdorur parimet stoike? Dhe si mundemi të bëjmë ne këtë në jetën e përditshme? Eksperti këtu është filozofi stoik Seneka, që shkroi një vepër thelbësore mbi zemërimin, me sa duket pasi vëllai i tij Novatus e pyeti: “Si mund të qetësohet zemërimi i njeriut!”.

Zemërimi, thotë Seneka, është një zakon i keq që njerëzit priren ta marrin nga prindërit e tyre. Kur një fëmijë që u rrit në shtëpinë e Platonit, u rikthye tek prindërit e tij, dhe kur pa të atin duke i bërtitur, i tha:”Unë nuk e kam parë kurrë këtë gjë në shtëpinë e Platonit!”.

Në përgjithësi, zemërimi është i transmetueshëm:nëse rrethohemi nga njerëz që zemërohen vazhdimisht, është e vështirë të mos e humbasim durimin, edhe pse normalisht mund të jemi tipa të butë. Vetëm për këtë arsye, ne duhet të preferojmë shoqërinë e njerëzve të butë, dhe që arrijnë të ruajnë ekuilibrin emocional.

Edhe kafshët e egra bëhen të buta nën një mjedis të qetë. Po ashtu ne duhet t’i rezistojmë prirjes sonë egocentrike për të besuar më të keqen për të tjerët. Shpeshherë njerëzit ndaj të cilëve ne jemi më të prirur të zemërohemi, janë në fakt ata që përpiqen të na ndihmojnë.

Edhe pse natyrisht, jo aq sa do të donim. Në mendjet e tyre, ata vetëm po përpiqen të bëjnë atë që ata mendojnë se është më e mira për ta, dhe ne me zemërimin tonë, po përpiqemi të ndërhyjmë në këtë përpjekje. Është kjo arsyeja pse ata priren të na e kthejnë zemërimin.

Nëse ajo që po bëjnë nuk është në interesin e tyre më të mirë, atëherë duhet t’ua shpjegojmë këtë me qetësi, në vend se ta humbim durimin. Sa i përket gjërave që na zemërojnë, ato shpesh janë thjesht paksa bezdisesë, dhe nuk na shkaktojnë ndonjë dëm real.

Luksi e dembelos mendjen, dhe e minon ndjenjën tonë të perspektivës. Prandaj njerëzit që janë mësuar me jetesën luksoze, janë më të prirur ndaj zemërimit për gjëra të parëndësishme.

Shumë njerëz mendojnë se zemërimi është një shfaqje virtyti ose një nxitje drejt virtytit; më së shumti, se mund të zëvendësojë virtytin tek ata që u mungon. Në fakt zemërimi dhe pikëllimi vetëm sa e shtojnë dhimbjen tonë ekzistuese, dhe shpesh bëjnë më shumë dëm sesa gjërat nga të cilat ai ka lindur.

Për shkak të zemërimit Aleksandri i Madh vrau dikur mikun e ngushtë që i kishte shpëtuar jetën. Po nga inati Medea theri fëmijët e saj. Sipas Senekës, zemërimi është një çmenduri jetëshkurtër, dhe ndryshon nga veset e tjera.

“Ndërsa veset e tjera e nxisin mendjen, zemërimi e kthen atë përmbys. Njeriu i zemëruar, është si një ndërtesë që shembet, e cila është shndërruar në rrënoja, edhe pse shtyp atë mbi të cilën bie”- thotë Seneka.

Qeniet njerëzore lindin për të ofruar dhe marrë ndihmë. Ata që nuk janë të gatshëm të kontrollojnë zemërimin e tyre dhe të punojnë me të tjerët për të mirën e përbashkët, janë si grerëzat në koshere bletësh, që ushqehen në mjaltin e të tjerëve pa prodhuar mjaltin e tyre.

Për të gjitha këto arsye, Stoiku nuk duhet të zemërohet kurrë:ai mund të ndiejë fillimet e zemërimit, por më pas ta refuzojë këtë ndjenjë pasionante që kërcënon të shkatërrojë arsyen, qetësinë dhe dinjitetin.

Për të rifituar perspektivën kur jemi të zemëruar, ose për të rifituar logjikën, ne mund të pyesim veten:”A mos jam duke pritur shumë nga bota?” ose “Si do të më ndihmojë zemërimi?”. Por kura më e sigurt për zemërimin është vonesa në reagim, pasi ajo na jep një shans shumë më të mirë për të refuzuar shpalosjen e përshtypjes tonë pasionante.

Shënim: Neel Burton, psikiatër dhe filozof. Jeton dhe jep mësim në Universitetin e Oksfordit, Angli. / “Psychology Today” – Bota.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cilat vende kanë armë bërthamore dhe ku ndodhen ato?

Story i radhës

Mijëra të vdekur, miliona njerëz të zhvendosur, Rusia vazhdon pushtimin agresivë në Ukrainë

Të fundit nga

Tesla dëshiron të dyfishojë prodhimin në Gjermani

Nga fabrika e prodhuesit amerikan të veturave elektrike Tesla në Grünheide të Gjermanisë, jo shumë larg Berlinit, thanë se janë optimistë për të ardhmen pavarësisht rënies së tregut gjerman. Drejtori i fabrikës
ShkoLartë