Si të kuptoni se ai po ju përdor për të harruar ish-in e tij?

Jeni në një lidhje me një djalë, me të cilin jeni shumë të dashuruar dhe mendon se ndjenjat janë të ndërsjella.

Mirëpo, ka një problem… Jeni xheloze për ish të dashurën e tij, me të cilin nuk kanë kaluar shumë kohë që është ndarë.

Përpara se të dyshoni nëse ai ju do vërtet, përpiquni të vini re disa shenja në sjelljen e tij.

Ka disa shenja që do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse ai e ka harruar ish-in e tij apo po përpiqet që ta harrojë ndërsa është me ju.

Këto shenja janë një kambanë alarmi se po ju përdor për të harruar ish-in e tij

1. Ndihet në siklet kur e pyet për ish të dashurën e tij dhe gjithmonë ndryshon temë.
2. Shmang aktivitetet e ndryshme së bashku, të tilla si të shkoni në kinema ose të ecni në park.
3. Ju thërret me emrin tuaj kur jeni me njerëz të tjerë.
4. Ai vazhdon të flasë me miqtë e tij për ish-in, pa u shqetësuar nëse jeni aty apo nëse kjo ju lëndon.
5. Ai refuzon t’ju prezantojë me familjen ose miqtë e tij më të ngushtë dhe preferon që të dalë gjithmonë vetëm.
6. Ai shpesh shkon në vende ku mund të takonte ish-in e tij.
7. Ai mban kontakte me miqtë e ish-të dashurës, familjarët apo njerëzit e afërt.
8. Ai ka mbajtur në shtëpi dhurata apo detaje të tjera që lidhen me ish të dashurën e tij.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miqtë “rikthejnë” Mad Clip

Story i radhës

​Franca përgatitet të presë 100.000 refugjatë ukrainas

Të fundit nga