Miqtë “rikthejnë” Mad Clip

Pothuajse gjashtë muaj pas aksidentit tragjik që i mori jetën reperit Mad Clip, pritet të dalë në treg albumi i tij i titulluar “Paraja dhe droga nuk mund të jetojnë në varfëri”. “Money And Drugs Can’t Live In Poverty”, është fraza nga e cila reperi mori dhe emrin e tij artistik.

Miqtë e tij janë kujdesur që të nderojnë kujtimin e tij duke krijuar një album me këngët që kishte përfunduar para se të humbiste jetën. Albumi do të publikohet nga Capital Music më 29 prill.

Produksionin e ka marrë përsipër Skive, pasi Mad Clip ia besoi tingujt e tij sa ishte gjallë.

Përveç këngëve tashmë të njohura, si “Kawasaki”, “Nani” dhe “Millioneri”, do të përfshihen edhe bashkëpunimet me Light, FY, Dj Stephan etj. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Banorët e rrethuar të Mariupolit në luftë për mbijetesë

Story i radhës

Si të kuptoni se ai po ju përdor për të harruar ish-in e tij?

Të fundit nga