Si të ishte Shqipëria, që të na bënte krenar?

March 18, 2022
min lexim

Kur them Shqipëria e mendoj edhe Kosovën e edhe Maqedoninë Perëndimore, edhe Luginën e Preshevës edh pak ata shqiptarë që kanë mbetur në Malin e Zi.

E dua një Shqipëri që e çmojnë edhe të tjerët, që edhe opinionistat në zë të botës të shkruajnë për të mirat e saj. Nuk jam idealist, por e kundërta shpesh njeriu kalon në pesimizëm kur lexon dhe ndëgjon çka flitet për ne.

Një mik më shkroi: “Kur e kalon njeriu mu në rrugën kryesore të Nikozias (në Ledra Street), “Checkpoint-in” kufitar që të shpie për në pjesën e këtij qyteti të hijshëm e cila ndodhet në Republikën e Qipros Turke dy shtëpi dhe ca hapa më tutje; atëherë gjendesh në një situatë komike ku polici turk-qipriot të pyet: “Nerelisin (Nga je)?”; dhe kur ti i thua: “From Tirana!”; ai zgurdullon sytë papushim dhe ta kthen sërish “Teheran?”… Më pas, si ke bërë një xhiro shopping-u të lirë në anën turke të kryeqytetit qipriot, kthehesh prapë nga “Lokmacı Caddesi” (“Ledra Street”, sipas turqve), dhe je para policit qipriot grek, i cili të pyet: “Where are you from?”, pa u marrë shumë me dokumentet.

I thua: “From Tirana!”; dhe të përgjigjet: “From Torino?”…

“Why not from Toronto then?”, i thua ti me shpoti, pasi që të janë ngritur nervat paq nga kjo kërshëri mesdhetare, e përzjerë fort me një dozë injorance gjeografike të egër.

Dhe greko-qiprioti të përgjigjet: “You don’t seem that much canadian my friend”.

“JASAS!” i thua ti, dhe vazhdon udhën tënde! (Elvi Sidheri).

E pakapshme për kohë të sotit!

Mos thuani se ata të kontrollëkufirit që u cekën më lartë në shkrimin e mikut , janë injorant Aspak. Por nuk kemi emër. Nuk e njofin Tiranën?, e pamundur. Por nuk duan t`ia përmendin emrin për shumë arsye dhe kryesorja nuk na duan.

Prandaj. E dua një Shqipëri, që kur t`i tregoj dikujt se vij nga Prishtina, të lëvizë së paku kokën dhe të më jep shenjë se e ka ndëgjuar për qendër të njohur universitare. E dua një Shqipëri që kur ti them dikujt se vij nga Shkupi; së paku ta njef si një qendër edhe shqiptare ; të kërkon nga unë që t`i jap më shumë spjegime për nobelistat e saj ane.

T`i flas për një përparim të madh në shkollim, t`ia rekomandoj shkollimin në anën shqiptare në mënyrë që të jetë i sigurt në ardhmërinë e tij. Por…..

E dua një Shqipëri që kur t`i them dikujt se vij nga Shkodra; të kërcen nga lakmia për ata karanfilat e Shkodrës që kishin për t`u shitur nëpër botë sikur lulet e Hollandës.

Pse jo? Edhe Shkodra e ajo anë është e njohur për tokat më të ulëta se sa niveli i detit. Mu si Hollanda apo Toka e Ulët . Ata në ato ultësira ia thyen hundët detit, e thyen zemrimin e natyrës dhe e bënë tokën për veti. Tulipanat e Hollandës!

Pse jo , një lule e kultivuar në tokat e ulëta buzë Adriatikut?

Tirana, me çka të krenohet? Made in Albania është vetëm skrapi. Po shkollat, universitetet, doktorat e shkencave, akademia e arteve dhe e shkencave?

Po politika? Ku jemi? Ta kemi një gjë të qartë që pa Kosovë nuk ka Shqipëri , por nga Shqipëria duhet të na vij frymëzimi, modelimi i shtetbërjes, atdhedashuria, nacionalizmi i moderuar, politikanët në zë që i pranon bota.

Po bregdeti. po Adriatiku pronë e kujt është? Pse mos të jetë Adriatiku shqiptar ai që të lë pa frymë?

Nëse ne mëndojmë që nga tokat tona do të ketë vetëm refugjatë . ikje për një jetë tjetër shëmti në mentalitetin tonë, jo stabilitet në politikën tonë, gërdi nga shkollat tona atëherë …. më mirë të bëjmë diçka tjetër. 09.03.15 E dua një Shqipëri që bota do ti ka lakmi!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pushtimi i Ukrainës trondit Kosovën/ A do të ketë sërish mosmarrëveshje me Serbinë për pavarësinë? Kurti flet për Blick-un zviceran

Story i radhës

Britania lëshon 6,500 viza nën skemën e re për ukrainasit

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë