Si të eliminoni njollat e kafesë duke kursyer kohë dhe para

November 2, 2022
1 minut lexim

hpejt, me efektivitet dhe thjesht eliminoni njollat e kafes nga rrobat

Kafja për shumicën është një pije e preferuar, mirëpo jo rrallë nga nxitimi apo pakujdesia e derdhim në gardërobën e preferuar.

Për t’i eliminuar në mënyrë efikase këto njolla, nuk duhet patjetër të përdorni menjëherë preparatet kimike.

Këto truqe janë shumë të thjeshta dhe do t’ju kursejnë edhe para, edhe kohë.

1. Pjesën të cilën keni bërë me njolla njomeni në qumësht të ftohtë dhe lëreni një kohë të qëndrojë. Pastaj, lajeni në ujë me sapun.

2. Ka efekt edhe tretja e glicerinës dhe e një të verdhe të vezës. Thjesht, njomeni dhe fërkojeni pjesën e njollosur, pastaj shpëlajeni me ujë të vakët.

3. Edhe një truk i thjeshtë përbëhet vetëm me ujë të thartë: me të shpëlani njollën dhe ajo shpejt do të zhduket. Është më së miri që ky truk të aplikohet derisa njolla është ende e njomë.

4. Është efektive edhe përzierja e uthullës dhe alkoolit. Fërkojeni në vendin ku është derdhur kafja, lëreni të qëndrojë pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Gjithashtu, këto truqe janë efikase edhe në eliminimin e njollave nga vera e zezë dhe nga pije të tjera, siç është çaji i gjelbër.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Publikohen formacionet zyrtare Reali – Celtic

Story i radhës

Mirupafshim populli im, shihemi pas 30 viteve me gjuhë e tradita joshqiptare nëpër shtetet e ndryshme evropiane

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë