Si ta kuptosh që në lidhjen tënde ti je *e vetme*

min lexim

1. Ata anullojnë rregullisht plane

Kur flasim për lidhje nuk përfytyrojmë dikë që rri pret konfirmimi apo anulime nga partneri. Nëse në mënyrë të vazhdueshme ai/ajo anullon plane apo justifikohet ndoshta është më mirë të mos investoni më kohë dhe energji nga vetja.

2. Nuk kanë kohë për ty

Më keq se justifikimi është të mos gjejë kohë për ty. Patjetër që ka përjashtime, por nëse nuk arrin t’i balancojë gjërat do të thotë se nuk je ti prioriteti.

3. Të mbajnë larg jetës së tyre

Nuk të përfshijnë tek problemet e jetës së tyre dhe s’bëjnë asnjë përpjekje për ta bërë. Ti ndjen gjatë gjithë kohës një lloj distance që s’është normale. 

4. Në një mënyrë a një tjetër, po të mbysin

Ata supozohet të jenë mbështetja juaj më e madhe, por në fakt kthehen në burim të sigurtë stresi. Nuk janë kurrë për ty kur duhet të jenë dhe mbi të gjitha i mungon empatia.

5. Ti ke frikë të tregosh si ndihesh

Eshtë e rëndësishme të jesh vetja në një marrëdhënie. Ti ndoshta je duke i dhënë atij versionin që i pëlqen më shumë, por nëse në realitet s’je ai njeri shumë shpejt do të lodhesh.

6.Gjithçka bëhet si duan ata

Ata kanë restorantin e tyre të preferuar edhe nëse ty s’të pëlqen. Kanë axhendën e tyre, kanalin e preferuar, etj, etj. Pra egoizmi ndihet edhe në gjërat më të vogla. Gjithçka do të bëhet sipas mënyrës së tyre. 

7. Je gjithmonë ti ajo që e merr inisiativën për gjërat

Je gjithmonë ti ajo/ai që kërkon të takoheni, që bën plane apo rezervon diku. Nga ana tjetër sheh vetëm indiferencë. Nëse gjërat ndodhin, është sepse këmbëngul ti, por kjo s’është e shëndetshme në raportin në çift.

8. Ti je e vetmja që kërkon falje

Ata rrallë marrin përsipër përgjegjësi dhe akoma më rrallë kërkojnë falje. Ti je ajo që duhet të kërkosh ndjesë edhe pse e di që s’është faji yt për çfarë ndodhi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Deklarata e Vitali Klitschkos për Kosovën kundër Serbisë, tërbon mediumin serb 

Story i radhës

Kancelari gjerman Scholz në Davos: Putini nuk do ta fitojë luftën e tij!

Të fundit nga