Lidhjet shumëvjeçare dhe sidomos ato që përfundojnë në martesë, kalojnë vështirësi të ndryshme. Gëzimet i lenë shpesh vendin mërzitjes dhe të qeshurat shpesh shuhen nga zënkat
Thonë se këto situata janë ato që i japin lezet një lidhjeje.
Por me kalimin e kohës, monotonia e përditshmërisë dhe detyrimet ndaj fëmijëve sikur e largojnë pak çiftin…
Megjithatë, ka disa mënyra që t’i tërheqësh atij prap vëmendjen dhe të përjetosh vazhdimisht një muaj mjalti.
Kujtohu se si e joshe në fillimet tuaja
Ajo që duhet të bësh është të rifreskosh memorien. Kujtohu se çfarë i pëlqeu tek ti në fillim, me cilat mënyra joshëse e provokoje…ka sukses si metodë.
Vishu vetëm për atë
Por nëse dëshiron të fitoni sërish dashurinë e tij ky është hapi i parë që duhet të bësh. Kjo nuk do të thotë se do të qarkullosh me taka nëpër shtëpi dhe më e lyerë se kurrë.
Thjesht vishu pak më shumë si femër. Meshkujt i venë shumë re detajet dhe një lëvizje e tillë nga ana jote do t’i binte shumë në sy.
mature woman with black pillow on white bed
Ose… zhvishu për atë
Seksi pas disa vitesh kthehet në një procedurë monotone. Por, na pëlqen apo s’na pëlqen është një nga gjërat më të rëndësishme në një lidhje. Ndaj gjej kohën e duhur dhe organzo një mbrëmje që do iu kujtojë rininë e çthurur.
Dëgjoje
Le ta pranojmë. Shumica e femrave duan të dalin mbi mashkullin e tyre. Ka dhe nga ato që i kërkojnë mendimin e tij dhe më pas bëjnë siç duan vetë. Duhet t’i tregosh se mendimet e tij janë të rëndësishme për ty.
Mos nguro të kërkosh falje për gjërat më të thjeshta dhe kërkoji dhe atij të bëjë të njëjtën gjë kur është në gabim. Komunikimi është elementi bazë i një lidhjeje, më pas vjen seksit.
Tregoji ngrohtësi akoma dhe në publik
Mundohu të mos jeni dy të huaj, si në momentet tuaja intime ashtu dhe kur jeni në shoqërinë e të tjerëve.
Një puthje apo një përqafim sado të pavlefshme që duken në moshën tuaj, fshehin një magji. Kur mos thoni “këto nuk janë për ne, janë për të rinjtë”.
Thuaji “fund” grindjes
Meshkujt jo rrallë herë na mbajnë në gojë për grindjen tonë. Mundohu të ndryshosh.
Merri gjërat me qetësi, sepse edhe sikur të nervozohesh s’ka për të ndryshuar gjë. Madje gjërat do bëhen më keq dhe jo më mirë. Edhe kur të thotë “Më fal” mos vazhdo t’i mbash inat.