Si shkoi takimi në Ramstein?

April 26, 2022
1 minut lexim

Sapo u publikuan detaje nga Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe baza ajrore Ramstein në Gjermani.

Këtu janë pikat kryesore nga konferenca për shtyp:

Ministrat nga 40 vende – si anëtarë të NATO-s dhe jo-anëtare të NATO-s – janë takuar në Gjermani për të diskutuar mbrojtjen e Ukrainës në mes të pushtimit të Rusisë. 

Ata kanë diskutuar një paketë ndihme ushtarake dhe financiare për Ukrainën

Zhvillimi më domethënës ishte një ndryshim i madh i politikës nga Gjermania, e cila tani do të furnizojë me armatim të rëndë një zonë konflikti.

Gjatë konferencës për shtyp, Austin tha se vendimi i Gjermanisë për të furnizuar Ukrainën me sisteme anti-ajrore Gepard dhe për të ofruar trajnime ishte një “lëvizje e rëndësishme”.

I pyetur për kërcënimin bërthamor nga Rusia, Austin tha se ishte e padobishme dhe e rrezikshme të spekulosh për armët bërthamore.

Sekretari amerikan i mbrojtjes i bëri thirrje gjithashtu presidentit rus Vladimir Putin që të de-përshkallëzojë konfliktin SHBA u zotua të lëvizë “qiellin dhe tokën” për t’u siguruar që Ukraina të mund Rusinë.

Austin tha se “Ukraina beson qartë se mund të fitojë dhe po ashtu të gjithë këtu” Sekretari amerikan i mbrojtjes tha se ata “duan ta bëjnë më të vështirë për Rusinë të kërcënojë fqinjët e saj”.

Austin tha se SHBA po shqyrton shkakun e sulmeve të fundit në Transnistria, një territor separatist i kontrolluar nga Rusia në Moldavi./M.L.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Instagram sjell një funksion që Facebook e ka prej kohësh

Story i radhës

Xhinset e prera sjellin epokën e re

Të fundit nga

A sulmoi Rusia aeroplanin në Kazakistan?

Rrëzimi i një aeroplani në Kazakistan me 38 viktima po shkakton spekulime për shkak të dëmeve të pazakonta në pjesën e jashtme të mjetit fluturues. Ndërkohë, Rusia paralajmëron kundër përfundimeve të nxituara

Skenarët/ Nëse do të ndodhte një stuhi diellore

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo frigoriferit, do të shndërroheshin shpejt në një
ShkoLartë